Kryetari i Bashkisë Shkodër
shtron iftarin tradicional

Ditën e xhuma, më 25 korrik 2014, Kryetari i Bashkisë Shkodër. Z. Lorenc Luka, ka shtruar iftarin e përvitshëm tradicional, në shenjë respekti dhe nderimi për Muajin e Begatë të Ramazanit dhe agjëruesit e tij.
 
Në këtë iftar merrnin pjesë drejtues të institucioneve të ndryshme të qytetit të Shkodrës, Kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër, z. Maxhid Cungu, Kryetari i Këshillit të Bashkisë Shkodër, z. Bardhyl Lohja, antarë të Këshillit të Bashkisë, drejtues të shoqatave, medresesë, imamë e besimtarë.
 
Në fjalën e tij përshëndetëse, Kryetari i Bashkisë Shkodër, z. Lorenc Luka, uroi përzemërsisht besimtarët muslimanë me rastin e Muajit Ramazan. Ai cilësoi se vullneti për të agjëruar është një cilësi e njerëzve besimtarë, që e duan Zotin dhe kërkojnë bekimet e Tij në jetë. Ai theksoi se tradita e shtrimit të iftareve, është një mënyrë shumë e mirë për të afruar përherë e më tepër njerëzit besimtarë, në tryezat vëllazërore të këtij Muaj.
 
Ndërkohë, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, në fjalën e tij përshëndetëse, pasi e falënderoi Kryetarin e Bashkisë Shkodër për këtë traditë të bukur dhe me vlera, që e realizon prej vitesh, u shpreh se ky iftar është dëshmi e bukurisë së besimit dhe harmonisë që ai krijon në zemrat dhe botën e njerëzve, edhe në qytetin tonë.
 
Myftiu u lut për begatinë e Shkodrës dhe njerëzve të saj, si dhe për suksese të mëtejshme të Bashkisë Shkodër me të gjitha strukturat e veta.

Kryetari i Bashkisë Shkodër shtron iftarin tradicional