Myftinia Shkodër, "Nderi i Qarkut Shkodër"
16 nëntor 2015
Mbrëmjen e së hënës,
më 16 nëntor 2015, gjatë aktivitetit të
shfaqjes së premierës së dokumentarit
"Triumfi i zanit të minareve" dhe
aktivitetit kushtuar 25 vjetorit të
rihapjes së xhamisë së Plumbit, Myftinia
Shkodër është nderuar me titullin:
"Nderi i Qarkut Shkodër", nga
institucioni i Këshillit të Qarkut
Shkodër.
Ka qenë znj. Greta Bardeli, Kryetare e
K.Q. Shkodër, ajo që i ka akorduar
Myftiut të Shkodrës, Imam Muhamed B.
Sytari, këtë çertifikatë vlerësuese të
punës dhe kontributit 25 vjeçar të
Myftinisë Shkodër.
Në motivacionin e këtij titulli nderi,
shënohet: "Për veprimtarinë e çmuar
shoqërore e humane në dobi të banorëve
të Qarkut, për ruatjen dhe rritjen e
vlerave shpirtërore si dhe për
kontributet e shquara në forcimin e
harmonisë dhe paqes në Qarkun Shkodër".
Pas marrjes së titullit nderues, Myftiu
falënderoi znj. Bardeli për këtë
vlerësim publik që i bëhet Myftinisë
Shkodër, duke theksuar se ky titull i
takon të gjithë atyre që kanë punuar dhe
janë lodhur maksimalisht për të mirën e
komunitetit, për përhapjen e mesazheve
të paqes dhe harmonisë, si dhe me
ndihmat e ndryshme të njerëzve në
nevojë.