Boll, daljes kundra vullnetit të Zotit,
që njeriu të jetojë në paqe me vëllanë e tij njeri!
16 nëntor 2015
Është kënaqësi dhe
nder t’ju përshëndes sonte në këtë
mbrëmje të shënuar për bashkësinë e
muslimanëve të Shkodrës e të mbarë
Shqipërisë, teksa përkujtojmë sëbashku
një datë të shënuar e të paharruar për
historinë tonë kombëtare.
Si sot 25 vite më parë, më16 nëntor
1990, bri kalasë së Shkodrës, në lagjen
Tabakë, mbarë bota u bë dëshmitare e
fillimit të një epoke të re, jo vetëm
për Shkodrën e dijes dhe dijetarëve, por
për mbarë Shqipërinë e burrit të urtë e
qëndrestar, Hafiz Sabri Koçi, që
lartësonte drejt qiejve dëshmitarë,
thirrjet e harmonisë islame dhe asaj
kombëtare në ditën më të lumtur të jetës
së tij, në nëntorin më të bekuar e krejt
shekullit, për Shqipërinë e shqiptarët!
Si sot e 25 vite më parë, Hoxha i urtë,
përballë një turme të stërmadhe
shqiptarësh, besimtarë në Zotin dhe në
vlerat e vëllazërisë kombëtare,
përkufizoi të shkuarën, të sotmen e tij
të atëherëshme dhe të ardhmen tonë, duke
përcjellur mesazhet e vëllazërisë dhe
harmonisë kombëtare, domosdoshmërinë e
lirisë së besimit dhe nxitjen për punë
dhe sakrifica, për një të ardhme më të
mirë se e sotmja, pas 25 vitesh nga ajo
ditë!
Përkujtimi i kësaj date, bart në vetvete
mesazhet e qarta të lirisë së besimit,
të cilin duhet ta ruajmë të paprekur e
të papërlyer, sidomos në këto kohë
trazirash botërore, kur dikush guxon ta
përlyejë atë me llumine afetarizmit,
islamofobisë dhe pabesisë ndaj
njerëzimit mbarë!
Dhuna dhe terrori, ekstremizmi dhe
abuzimet e pështira të grupeve a
individëve të sëmurë, që kanë trazuar
dhe lënduar pa masë humanizmin sot, nuk
duhet të ndikojnë assesi tek ne fetarët,
as tek intelektualët e masat e gjera,
për t’u hutuar deri në atë pikë sa të
akuzojmë një fé a një tjetër për atë që
vetë feja nuk e ka pasur, as mund ta
ketë kurrë si njollë të zezë në boshtin
dhe thirrjen e saj hyjnore!
Në këtë ditë botërore të tolerancës dhe
në këtë atmosferë të begatë të
respektimit të lirisë së besimit, ne si
muslimanë, nuk ka sesi të mos përsërisim
thirrjet e Kur’anit dhe ato të më të
dashurit të zemrave tona, Hz. Muhammedit
(a.s), për t’u afruar përherë e më shumë
me Zotin, besimin, Librat e Shenjtë,
vlerat universale të përcjella ndër
shekuj nga të dërguarit e Tij, si dhe të
punojmë pa u ndalur për rritjen dhe
forcimin e urave të komunikimit dhe të
bashkëpunimit ndërnjerëzor, sepse njeriu
është vëlla i njeriut, ndërsa
besimtarët, një familje e begatë!
Këto vitet e fundit, janë vrarë
padrejtësisht me qindra mijëra njerëz të
pafajshëm, në mbarë botën. Kanceri i
islamofobisë dhe i nxitjes së urretjes
ndërfetare na kërcënon të gjithëve sot,
që do të thotë se krejt ne jemi të ftuar
për të bërë si duhet punën tonë si
besimtarë e qytetarë elitarë të këtij
vendi, këtij kontinenti e botës së
përbashkët!
Sot, në këtë ditë reflektimi e
besëlidhjeje, të gjithë ne i themi BOLL
terrorizmit, bollvrasjeve e luftrave të
pakuptimta në botë, boll shkëndijave të
urrejtjes ndërfetare, boll afetarizmit
ahmak, boll nxitjes së intolerancës në
mesin e njerëzve me besime e mendime të
ndryshme, boll korrupsionit, boll
mashtrimit të masave, boll daljes kundra
vullnetit të Zotit, që njeriu të jetojë
në paqe me vëllanë e tij njeri: “O ju
njerëz, Ne ju krijuam juve prej një
mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj
dhe fise që të njiheni në mes vete e,
s’ka dyshim se tek All-llahu, më fisniku
ndër ju është më i përkushtuari ndër
ju!”[1]
All-llahu e begatoftë Shkodrën,
Shqipërinë, shqiptarët, mbarë
njerëzimin!
Në nderim të viktimave të panumërta të
dhunës dhe terrorizmit në këto vite, në
mbarë botën, ju ftoj të ngrihemi në
këmbë e të këndojmë së bashku një Fatiha
për shpirtrat e tyre!
Faleminderit!
Imam
Muhamed B. Sytari
Myfti i Zonës Shkodër
(Fjala e rastit në aktivitetin e 25
vjetorit të rilejimit të fesë,
në teatrin “Migjeni”, më 16 nëntor 2015)
[1]Kur’ani, El-Huxhurat: 13.