“Mos u ndani nga Hatmeja Sherife
dhe mësimi i Kur’anit”
Ditën e xhuma,
më 28 shkurt 2014, Myftiu i Shkodrës,
Imam Muhamed Sytari ka mbajtur hytben e
xhumasë në xhaminë e fshatit Bardhej.
Këtë javë, Myftiu zgjodhi të fliste
rreth vlerës dhe rëndësisë që ka
angazhimi i muslimanëve me Librin e All-llahut,
Kur’anin.
Në mesazhin e tij para të pranishëmve,
Myftiu tha se Kur’ani nuk duhet lënë pas
dore, nuk duhet të mbetet si një libër i
rëndomtë në raftet e bibliotekave, por
duhet vlerësuar si Fjala e Zotit, me të
cilën, Ai dëshiron të na udhëzojë e të
na mbrojë përherë nga devijimi në besim,
nga shthurrja në jetë dhe njëkohësisht
të na lartësojë në këtë botë dhe në
tjetrën.
Myftiu ka shpjeguar sesi sot, në trupin
e Islamit janë futur mendime dhe
shpjegime të gabuara, që kanë për qëllim
shkëputjen e marrëdhënies së muslimanëve
me Librin e All-llahut. “Këtë po e
shohim edhe nëpërmjet fetvave a
mendimeve devijuese të disave që po ju
thonë të mos mblidheni në tubimet e
Kur’anit, të mos uleni për ta kënduar të
plotë atë, të mos prezantoni mexhliset e
dhikrit e ato të salavatit etj. Por, unë
po ju them se syneti i Muhammedit (a.s)
është Hatmeja e Kur’anit, mexhliset e
dhikrit me xhemat, tubimet për t’i
kënduar dashnisë së All-llahut dhe
Pejgamberit të Tij” – tha Myftiu.
Më pas, shpjegoi se: “Në hadithin e
transmetuar nga Ibni Abbasi (r.a), një
person e pyeti të Dërguarin e All-llahut,
se cila ishte vepra më e pëlqyer tek
All-llahu. Ai, ndër të tjera i tha:
“… Ta nisësh leximin e Kur’anit
nga fillimi. Sa herë që ta përfundosh,
ta nisësh sërish nga fillimi”[1],
duke nxitur traditën e
Hatmes Sherife (leximin
e plotë të Kur’anit
në mënyrë të
vazhdueshme). Ndërsa
në hadithin e
transmetuar nga Enesi
(r.a), Resulull-llahi
lajmëroi se: “Me
të
vërtetë All-llahu
ka të
dashur e
të
përzgjedhur
në
mesin e
njerëzve” E pyetën:
Kush janë ata, o
i dërguar i All-llahut?
Ai tha: “Njerëzit
e Kur’anit,
janë të
dashurit e
All-llahut
dhe
njerëzit e
Tij
të
afërt!”.[2]
Prandaj, unë ju
ftoj të mos
ndaheni nga Kur’ani,
nga mexhliset e
hatmes sherife dhe
mësimit të
tij nëpër xhami
etj”.
[1] Transmetuar
nga Imam Tirmidhiu.
[2] Transmetuar
nga Nesaiu, Ibni Maxheh dhe El-Hakim,
sikurse edhe Imam Ahmedi në “El-Musned”.