Hytbeja: "Dhikri, si zgjidhje"
Shkodër, 21 nëntor 2014
Myftiu i Shkodrës,
Imam Muhamed Sytari, mbajti të xhumanë,
më 21 nëntor 2014, hytben e xhumasë në
xhaminë e Parrucës, ku foli mbi vlerat e
dhikrit në jetën e përditshme të
njeriut.
Myftiu theksoi se të gjithë ata që
ankohen se jetojnë me stres, plogështi,
mungesë bereqeti, trazira etj, e kanë
një zgjidhje të padiskutueshme për të
ndryshuar këto realitete të zymta:
disiplinimin në përmendjen sistematike
të All-llahut (xh.sh) në jetën e tyre.
Ai faktoi se dhikri është esenca dhe
thelbi i adhurimit dhe se besimtari, që
e mëson veten e tij me disiplinën e
dhikrit, në të vërtetë edukohet për të
jetuar në harmoni me qetësimin e zemrës
dhe shpirtit, që Zoti ka garantuar për
ata që kërkojnë pëlqimin e Tij nëpërmjet
dhikrit.
Ai tha se familja e sotme muslimane
shqiptare ka nevojë të madhe për të bërë
dhikër, për t'iu kthyer bereqeti dhe
mirësitë hyjnore në përditshmërinë e
marrëdhënieve familjare dhe përtej tyre.
Njëkohësisht, Myftiu kërkoi nga
besimtarët që ta shfrytëzojnë xhaminë
edhe për t'u tubuar në mexhlise dhikri,
si një traditë e brezave të parë të
sahabëve dhe pasuesve të tyre dhe si nj
mundësi afrimi me Zotin, nëpërmjet
respektimit të ftesës që Ai i ka
drejtuar besimtarëve për ta përmendur sa
më shumë.
youtube: