Pesë porositë e Zotit për Hz. Jahjanë (a.s)
Nëpërmjet hytbes së
xhumasë, më 14 mars 2014, nga xhamia e
Plumbit, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed
Sytari, ka folur rreth pesë porosive
hyjnore, me të cilat All-llahu i
Madhëruar iu drejtua profetit të Tij,
Hz. Jahja (a.s), në nxitje të
përmirësimit të besimit dhe moralit të
beni israilëve.
Nga minberi i kësaj xhamie, ndër të
tjera, Myftiu tha: “Në hadithin e saktë
të transmetuar nga Imam Tirmidhiu e
shumë të tjerë, nga sahabiu El-Harith
El-Esh’ari (r.a), mësojmë se All-llahu i
Madhëruar e urdhëroi Jahja ibni
Zekerijanë (a.s) me pesë porosi, t’i
zbatonte dhe të urdhëronte besni
israilët t’i vepronin… 1.
Ta adhuronin All-llahun dhe mos t’i
bënin shirk Atij... 2.
Të falnin namazin... 3.
Të agjëronin... 4.
Të jepnin sadeka… 5.
T’i bënin dhikër All-llahut… Në
fund të këtij hadithi, Profeti ynë (a.s)
tha: “Edhe unë po ju urdhëroj me
pesë porosi, me të cilat më urdhëroi
All-llahu: Dëgjimi, bindja, hixhreti,
xhihadi dhe xhemati…”.
Nëpërmjet këtij hadithi, jemi
porositur ta nderojmë besimin dhe fenë e
Zotit, duke iu përmbajtur porosive të
Tij, që na udhëzojnë përherë drejt më të
mirës në këtë jetë dhe drejt së ardhmes.
Dhe, esenca e këtij hadithi është
ruajtja e harmonisë dhe fryma e
komunitetit besimtar, ku muslimani e
nderon dhe e mbron vëllanë e tij
musliman dhe, ku kushdo që përpiqet të
devijojë nëpërmjet rrugëve të përçarjes
dhe prishjes së unitetit dhe bashkësisë
islame, është zhveshur nga rroba e
Islamit, “edhe nëse falet dhe agjëron”-
sikurse thoshte edhe vetë Hz. Muhammedi
(a.s)”.
Në hytben e dytë të kësaj xhumaje,
Myftiu ka uruar edhe zgjedhjen e
Kryetarit të ri të Komunitetit Mysliman
të Shqipërisë, z. Skënder Bruçaj, të
cilit i ka uruar mbarësi dhe sukses në
detyrën e tij të lartë.