Bardhaj, Myftiu mbajti hytben e xhumasë
25 shtator 2015
Ditën e xhuma, më 25
shtator 2015, në ditën e dytë të Kurban
Bajramit të sivjetshëm, Myftiu i
Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari zgjodhi
xhaminë e fshatit Bardhaj, për të
mbajtur mesazhin e tij të javës,
nëpërmjet hytbes së xhumasë.
Gjatë fjalës së tij, Myftiu u përqendrua
te rëndësia që ka lidhja dhe afrimi i
muslimanëve, për të ndjerë secili
përgjegjësinë e vëllazërisë së shenjtë
islame në marrëdhënie me tjetrin.
"Ka shumë rëndësi në jetën tonë të
përditshme, të mendojmë dhe të ndjejmë
edhe për tjetrin, për muslimanin në
nevojë, që mund të jetë i afërt, komshi,
mik, i panjohur, por mbi të gjitha, një
njeri i rregullt që ka besimin tonë dhe
fenë, që e kemi të shtrenjtë. Mos të
mendojë askush se pasuria (sado e pakët
që të jetë), mund të pakësohet, kur
japim për hir të Tij!" - tha ndër të
tjera Myftiu.
Gjatë hytbes së kësaj jave, Imam Muhamed
Sytari dha një sihariq të gëzueshëm për
krejt besimtarët muslimanë të fshatit
Bardhaj, që lidhet me ndërtimin e
minares së xhamisë së këtij
fshati.Myftiu uroi të pranishmit me
rastin e Kurban Bajramit dhe tha se
ditët e festës, duhet të shërbejnë për
të na afruar edhe më shumë në rrugën e
shërbimeve ndaj fesë dhe besimit tonë.