Myftiu: “Dëshmojeni Islamin, 
						mos u tundoni nga islamofobia!”
					22 gusht 2014
Ditën e xhuma, më 22 
										gusht 2014, me rastin e inaugurimit të 
										xhamisë së re në fshatin Barbullush, 
										Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, 
										mbajti hytben e rastit. Në fjalën e tij 
										të përjavshme, Myftiu u ndal te rëndësia 
										që ka për muslimanin, garimi në jetë për 
										të bërë mirë, në rrugën e përkushtimit 
										ndaj Zotit.
										 
										Myftiu kërkoi nga besimtarët që ta 
										falënderojnë All-llahun e Madhëruar për 
										këtë dhuratë të madhe që u bëri, 
										ndërtimin e kësaj xhamie të re, që do të 
										jetë një vatër për edukimin dhe 
										udhëzimin e rinisë dhe popullatës 
										muslimane të zonës.
										 
										Në hytben e tij të kësaj xhumaje të parë 
										në këtë xhami të re, Imam Muhamed 
										Sytari, tërhoqi vëmendjen e besimtarëve 
										të pranishëm se në kohëra jo shumë të 
										largëta, shqiptarët u distancuan nga 
										besimi dhe feja, në gabimin më fatal të 
										historisë së tyre kombëtare, duke u 
										dëshmuar si vendi i vetëm ateist në 
										botë.
										 
										Prandaj, vijoi Myftiu: “Është e 
										domosdoshme të pendohemi dhe të kërkojmë 
										falje për një kohë të shkuar, larg Zotit 
										dhe udhëzimit të tij. Duhet t’ia hapim 
										derën e zemrës Zotit dhe mësimeve të 
										Tij, të kthehemi nga drita e besimit dhe 
										të rrugëtojmë pa frikë drejt udhëzimit 
										dhe pëlqimit të Tij. Dëshmojeni kudo se 
										jeni muslimanë, pa frikë e pa ndrojtje! 
										Mos u tundoni nga islamofobia dhe nga 
										misionarët e së keqes në shoqërinë tonë, 
										që nuk po lënë asnjë rast pa sharë e pa 
										ofenduar Islamin dhe muslimanët, me një 
										mllef dhe urrejtje ekstreme!
										 
										Por, ky realitet, vetëm se na bën të 
										jemi më të vetëdijshëm për t’u thelluar 
										në besimin dhe fenë tonë dhe për të 
										kontribuar për të mirën e këtij vend dhe 
										kësaj toke, me besim, dije, urtësi dhe 
										vlera islame, me të cilat janë 
										karakterizuar të parët tanë, prej të 
										cilëve e kemi trashëgim këtë besim dhe 
										këtë udhëzim islam!”
										 
										Në fund të kësaj hytbeje, Myftiu nuk ka 
										lënë pa falënderuar të gjithë 
										kontribuuesit dhe të angazhuarit për 
										përfundimin me sukses të misionit fisnik 
										për ngritjen e kësaj xhamie të re në 
										fshatin Barbullush.
|  | 
|  | 
|  | 
|  | 
|  | 

