Myftiu: “O Zot, udhëzona krejtve
drejt harmonisë islame!”
16 maj 2014 - Shkodër
Ditën e xhuma, më 16
maj 2014, Myftiu i Shkodrës, Imam
Muhamed Sytari, ka mbajtur hytben e tij
të xhumasë në xhaminë e Koplikut, në
Malësi të Madhe.
Në trajtesën e tij të kësaj jave, Imam
Muhamed Sytari, ka folur mbi rëndësinë
që ka harmonizimi i veprimeve dhe
kontributeve në mesin e muslimanëve
shqiptarë, duke iu referuar 24 viteve të
fundit, ku, siç ka thënë Myftiu: “Të
shumta janë kontributet e dhëna nga
donatorë të ndryshëm nga mbarë bota
islame, në shërbim të rimëkëmbjes së
trashëgimisë islame në vendin tonë gjatë
kësaj periudhe, por, është koha që
muslimanët shqiptarë të rikthehen tek
traditat e baballarëve të tyre, të cilët
janë dëshmuar përherë si bamirës!
Vakëfet e shumta, për të cilat përpiqemi
kaq shumë, për t’i rikthyer në
identitet, janë dëshmia më e mirë e
sinqeritetit të tyre; nuk i shoi dot
komunizmi, s’e bën dot as postkomunizmi!
Sepse ajo që është dhënë me sinqeritet,
do të mbrohet, qoftë edhe pas 100
vitesh! Prandaj, unë ju ftoj sot që të
zgjohemi e të mos shohim interesat e
ngushta të shoqatave e fondacioneve, por
të bashkëpunojmë për të mirën e
komunitetit tonë! Askush, nuk mund të
bartë i vetëm barrën e kësaj Thirrje të
shenjtë Islame, së bashku mund të bëjmë
atë që pritet të bëjmë, e që akoma s’e
kemi bërë si duhet, në hak të fesë dhe
kohës sonë!”
Në hytben e tij, Myftiu i Shkodrës ka
bërë lutje që All-llahu t’i japë
udhëzimin e duhur Komunitetit Mysliman
të Shqipërisë, Myftinive, imamëve,
hatibëve dhe krejt faktorëve që
shërbejnë sot në të mirë të Thirrjes
Islame, për të mirën e kësaj feje të
pastër islame.
Më herët, Myftiu i Zonës Shkodër, mori
pjesë edhe në inaugurimin e Qendrës së
re Islame të Koplikut, mbështetur nga
Fondacioni “Mirësia”, me donacione
bamirëse nga Kuvajti.