Myftiu bën thirrje për sensibilizim
me xhamitë në nevojë

Nga xhamia e fshatit Oblikë, të xhumanë, më 18 prill 2014, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka bërë thirrje për mbledhje fondesh bamirëse, në shërbim të disa xhamive në Shkodër, të cilat kanë nevojë për ndërhyrje të menjëhershme.
 
Duke shpalosur iniciativën më të re të Myftinisë Shkodër: “Ndihmoj për xhaminë time”, Myftiu ka theksuar se në harkun e dy javëve, do të bëhen thirrje në të gjitha xhamitë e Shkodrës për të kontribuar në vlera monetare, për të ndihmuar xhamitë që kanë nevojë për ndërhyrje rikonstruksioni, për ndryshim tapeti, për ndërtim minareje etj.
 
Me këtë rast, Myftiu ka informuar të pranishmit për takimin e një dite më parë me imam të qytetit dhe fshatit, me të cilët ka ndarë idenë e kësaj iniciative. Më pas, ka përmendur disa nga xhamitë që kanë nevojë për ndërhyrje, si: Xhamia e Parrucës (lyerje dhe tapet të ri), xhamia “Ebu Bekër” (tapet të ri), xhamia e Tophanës (lyerje dhe meremetime), xhamia e Kirasit (meremetim dhe lyerje e jashtme), xhamia Xhaferajve (minare), xhamia e Bardhejve (minare), xhamia Fshati i Ri (minare), xhamia e Omarajve (minare), xhamia e Shtufit (minare), xhamia e Milanit (minare), xhamia e Anës së Malit (klasë për fëmijët e xhamisë), xhamia Guri i Zi (rikonstruksion) etj.
 
Më parë, në një bashkëbisedim para namazit të xhumasë, Myftiu ka falënderuar hoxhën e moshuar të kësaj xhamie, Hafiz Musa Hoxha, për prezencën e tij në mesin e besimtarëve dhe shembullin personal në shërbim të Thirrjes Islame dhe vlerave të saj.

 

Myftiu bën thirrje për sensibilizim me xhamitë në nevojë
Myftiu bën thirrje për sensibilizim me xhamitë në nevojë
Myftiu bën thirrje për sensibilizim me xhamitë në nevojë
Myftiu bën thirrje për sensibilizim me xhamitë në nevojë