Myftiu bën thirrje për ruajtje të dinjitetit islam përballë sfidave të islamofobisë

Në ligjëratën e kësaj jave para të pranishëmve të shumtë në xhaminë e Parrucës, në hytben e të xhumasë, më 7 shkurt 2014, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka vijuar të flasë mbi realitetet e përditshme, me të cilat përballen muslimanët në Shkodër, Shqipëri e më tej në trojet shqiptare.
 
Në hytben e tij, Myftiu ka kërkuar që muslimanët nuk duhet të vazhdojnë të pranojnë dhe të tolerojnë të konsiderohen si minoranca të padobishme në këtë qytet, ku kontributet e tyre janë të njohura dhe evidente.
 
Ka bërë thirrje që muslimani të ruajë dinjitetin e tij dhe të kërkojë respektimin e të drejtave që ia garanton ligji, duke aspiruar në këtë mënyrë kapërcimin e mentaliteteve provinciale, që e kanë mbajtur peng zhvillimin e tërësishëm të Shkodrës dhe fanatizmin e dëshmuar në investimet e ndryshme që janë bërë nga politika fanatike e viteve dhe dekadave të fundit.
 
Myftiu ka përmendur se e gjithë kjo ndodh për shkak të hutimit të muslimanëve dhe mosangazhimit të tyre me atë që u takon të japin e të kontribuojnë, të marrin e të përfitojnë, nga zhvillimi dhe ndërtimi i qytetit.
 
Në hytben e kësaj xhumaje Myftiu ka përmendur edhe provokimet fetare, me të cilat janë përballur muslimanët e Shkodrës gjatë këtyre 23 viteve të fundit, ku i është referuar mbjelljes së shtatoreve dhe busteve me tendenca fetare, joislame, në lulishtat dhe zonat, ku banojnë muslimanët.
 
Njëkohësisht ka përmendur edhe abuzimin që bëhet me përmendjen e personaliteteve të krishtera, si simbole kombëtare të shqiptarëve, a personifikime të kombit shqiptar në botë. Këtu, Myftiu ka pyetur: “Po Shejkh Nasir Albani, Shejkh Shuajb Arnauti, Shejkh Vehbi Sulejmani, në botë arabe, a Imam Vehbi Ismaili në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por dhe nobelisti shqiptar Ferid Murati, përse nuk përmenden si personalitete mbarëbotërore, fama e të cilëve ka kaluar kufijtë e kontinenteve, si dijetarë të aftë, me prejardhje shqiptare?”.

 

Myftiu bën thirrje për ruajtje të dinjitetit islam përballë sfidave të islamofobisë
Myftiu bën thirrje për ruajtje të dinjitetit islam përballë sfidave të islamofobisë
Myftiu bën thirrje për ruajtje të dinjitetit islam përballë sfidave të islamofobisë
Myftiu bën thirrje për ruajtje të dinjitetit islam përballë sfidave të islamofobisë