Këshilli i Myftinisë diskuton
						bashkëpunimin me B.I. Ulqin
					27 shkurt 2016
Paraditën e së 
										shtunës, më 27 shkurt 2016, është 
										zhvilluar mbledhja e radhës e Këshillit 
										të Myftinisë Shkodër.
										
										Në qendër të këtij takimi ka qenë 
										institucionalizimi i bashkëpunimit me 
										Bashkësinë Islame të Ulqinit, gjallërimi 
										i jetës kulturore islame në Shkodër, si 
										dhe është diskutuar rreth disa 
										tematikave të ngushta që lidhen me 
										pronat dhe zhvillimin e tyre.
										
										Në fjalën e tij, Myftiu i Shkodrës, Imam 
										Muhamed B. Sytari, ka shpjeguar se prej 
										kohësh i është propozuar Bashkësisë 
										Islame të Ulqinit nënshkrimi i një 
										marrëveshjeje bashkëpunimi në rang 
										institucional. Ai ka theksuar se është 
										gjetur mirëkuptimi me Këshillin e 
										Bashkësisë Islame të Ulqinit dhe 
										Kryeimamin e nderuar, z. Ali Bardhi dhe 
										se pas diskutimit dhe dakortësimit mbi 
										pikat e marrëveshjes së bashkëpunimit 
										dhe binjakëzimit, do të zhvillohet edhe 
										ceremonia e nënshkrimit të saj.
										
										Në këtë mbledhje është diskutuar edhe 
										për domosdoshmërinë e zhvillimit të 
										aktiviteteve me karakter kulturor islam, 
										me qëllim nxjerrjen në pah të 
										kontributit të madh të dijetarëve tanë 
										dhe shpirtit islam në trashëgiminë tonë 
										kombëtare.
										
										Këshilltarët kanë rënë dakord edhe në 
										lidhje me disa tematika të ngushta që 
										lidhen me zhvillimin e vakëfit dhe 
										kërkesat e ndryshme të ardhura në zyrat 
										e Myftinisë Shkodër.
												
												![]()  | 
											
												
												![]()  | 
											
												
												![]()  | 
											
												
												![]()  | 
											
												
												![]()  | 
											
_small.jpg)
_small.jpg)
_small.jpg)
_small.jpg)
_small.jpg)



