Së shpejti cikli i ri i derseve me temë:
"Feja është këshillë"
23 shkurt 2016
Ditën e martë, më 23
shkurt 2016, Myftiu i Shkodrës, Imam
Muhamed B. Sytari, zhvilloi një takim
pune me disa prej imamëve teologë të
qytetit të Shkodrës, me të cilët
diskutoi detajet e ciklit të ri të
derseve me temë: "Feja është këshillë".
Myftiu tha se gjallërimi i xhamive është
një amanet për secilin prej imamëve dhe
thirrësve islamë dhe se neglizhenca ndaj
xhamisë, xhemateve dhe nevojës së
prezantimit të vlerave islame me urtësi
dhe në bashkëveprim me njëri-tjetrin,
është kthyer në një domosdoshmëri.
Pas diskutimeve dhe mendimeve të dhëna,
u vendos që cikli i ri i derseve me
temë: "Feja është këshillë", të
zhvillohet pas namazit të akshamit dhe
të nisë ditën e hënë, me 29 shkurt 2016,
sipas këtij programi:
E hënë, 29. 2. 2016 - xhamia
"Ebu Bekër", ku do të referojnë
imamët Durim Kasemi dhe Lavdrim Hamja.
E martë, 1. 3. 2016 - xhamia
Dërgut, ku do të referojnë
imamët Idmir Plaku dhe Naim Drijaj.
E mërkurë, 2. 3. 2016 - xhamia
Rus, ku do të referojnë imamët
Adil Cukali dhe Ervil Kuçi.
E enjte, 3. 3. 2016 - xhamia
Kiras, ku do të referojnë
imamët Naim Drijaj dhe Ruzhdi Plangaj.
E hënë, 7. 3. 2016 - xhamia
Mes-Myselim, ku do të referojnë
imamët Ervil Kuçi dhe Durim Kasemi.
E martë, 8. 3. 2016 - xhamia
Perash, ku do të referojnë
imamët Lavdrim Hamja dhe Idmir Plaku.
E mërkurë, 9. 3. 2016 - xhamia e
Medresesë, ku do të referojnë
imamët Adil Cukali dhe Ervil Kuçi.
E enjte, 10. 3. 2016 - xhamia e
"Dy Vajzave", ku do të
referojnë imamët Durim Kasemi dhe Naim
Drijaj.
Me këtë rast, Myftinia Shkodër ju fton
të bëheni pjesë e këtij cikli dersesh me
dobi për besimtarët.