Myftiu: "Dënojmë terrorizmin dhe komplotin kundër Turqisë!"

Nga minberi i xhamisë së Tophanës, të xhumanë më 19 shkurt 2016, Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed B. Sytari, ka dënuar aktet terroriste të para dy ditëve në kryeqytetin e Turqisë Ankara.

Myftiu tha se sinjalet e shpërthimeve të Ankarasë janë shenjë e tërbimit të terroristëve të vërtetë, të cilët ka mbi një shekull që punojnë pa ndërprerje kundër Islamit dhe muslimanëve në mbarë botën.

"E dënojmë komplotin e forcave të së keqes kundër Turqisë dhe muslimanëve në përgjithësi, sidomos në këto kohë, kur rizgjimi i muslimanëve ka nisur dhe duhet të jemi të gatshëm të presim të papritura të ndryshme nga taborrat e iblisëve që punuan kundër kalifatit tonë osman e, sot punojnë kundër rizgjimit islam në mbarë botën!" - tha Myftiu.

Njëkohësisht theksoi se rizgjimi i ymetit islam ka nisur dhe se nuk ka forcë në botë që e ndalon bahkimin dhe forcimin e muslimanëve, për t'u rikthyer si pushtet ndërtues dhe forcë paqeje për mbarë botën, që sot lëngon shkatërrimin, degradimin, korrupsionin e mashtrimin e sistemeve të dështuara globale.

Myftiu kërkoi që të gjithë të luten për viktimat e terrorizmit antiislam e antinjerëzor në Turqi, si dhe të punojnë me të gjitha forcat për shtimin e harmonisë dhe bashkëpunimit në mes vete, për të rikthyer në praktikë domethënien e vërtetë të vëllazërisë së shenjtë islam dhe bashkëpunimin real të muslimanëve në mes vete!

 


Myftiu: "Dënojmë terrorizmin dhe komplotin kundër Turqisë!"
Myftiu: "Dënojmë terrorizmin dhe komplotin kundër Turqisë!"
Myftiu: "Dënojmë terrorizmin dhe komplotin kundër Turqisë!"