Dersi i akshamit:
"Shpresa në Zotin dhe frika e gjynaheve"

Mbrëmjen e së xhumasë, më 29 janar 2016, në kuadër të projektit të derseve të akshamit, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, mbajti një ligjëratë në xhaminë e re të lagjes Dudas.

Në qendër të fjalës së tij ishte tematika e shpresës në mëshirën e All-llahut dhe frika nga ndikimi i gjynaheve në jetën e përditshme dhe në jetën e përtejme.

Myftiu shpjegoi se kur themi: "frika e Zotit", nënkuptojmë kulmin e dashurisë dhe lidhjes së njeriut besimtar me Zotin e tij, i cili e ruan veten që mos ta shohë Zoti, aty ku ia ka ndaluar të jetë. Të mos e dëgjojë të flasë, atë që ia ka ndaluar ta thojë në komunikimin e tij me të tjerët. Të mos e shohë duke vepruar ndalesat a duke mosvepruar urdhëresat, që Zoti i ka sqaruar në dobi të njeriut dhe mbarëvajtjes së jetës së tij në tokë.

Gjatë dersit të kësaj nate, Myftiu iu referua disa haditheve, nëpërmjet të cilave shpjegoi se Zoti i gjithësisë e ka ftuar njeriun të mendojë mirë për Madhërinë e Tij, si dhe të shpresojë në mëshirën dhe faljen e Tij.Pas ligjëratës, u zhvillua edhe një bashkëbisedim vëllazëror rreth problematikave të mirëfunksionimit të xhamisë, rregullores së saj, përkujdesjes për më të mirën e xhamisë etj.

Dersi i akshamit: "Shpresa në Zotin dhe frika e gjynaheve"