Gjallërimi i xhamisë,
Myftiu takon imamë të qytetit

Paraditën e së enjtes, më 7 janar 2016, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, zhvilloi një takim pune me një grup imamësh të qytetit, me të cilët bashkëbisedoi dhe dha udhëzime rreth gjallërimit të jetës fetare në xhami, por jo vetëm.

Gjatë fjalës së tij, Myftiu tërhoqi vëmendjen e imamëve se realiteti i kohës, po imponon më shumë se asnjëherë tjetër nevojën e madhe për gjallërimin e jetës fetare në xhamitë e vendit, si dhe kujdesin ndaj fjalës, mesazhit dhe udhëzimit fetar që jepet, në mënyrë që ai të jetë sa më tërheqës, gjithëpërfshirës, plot urtësi.

Për këtë, Myftiu udhëzoi që tashmë që kemi kaluar edhe muajin e Mevludit Sherifë, duhet të shtohen sa më tepër tribunat, vaset, takimet e ngushta, bashkëbisedimet e takimet e ndryshme me besimtarët, për të diskutuar e folur rreth dashnisë dhe mesazhit hyjnor të Hz. Muhamemdit (a.s). Ai tha se sot, shoqëria ka nevojë për alternativa të reja, për ta bërë fenë sa më të dashur dhe sa më afër jetës së njerëzve.

Myftiu tha se imamët duhet ta ruajnë e ta mbajnë me dinjitet amanetin e Thirrjes Islame dhe detyrën që i është besuar nga Myftinia, në shërbim të vlerave të fesë dhe ruajtjes së harmonisë, rregullit, disiplinës institucionale dhe mbrojtjes së traditave shekullore.

Gjatë këtij takimi, u diskutua edhe për tema të shumta që lidhen me jetën e xhamisë, harmoninë në mesin e besimtarëve, distancimin nga ekstremizmi dhe tendenca e fanatizmit të verbër, që ka për tendencë të shfaqet, kudo e përherë, sidomos në ambiente ku dominon injoranca, mungesa e edukatorit dhe leximet e gabuara të teksteve fetare.

 


Gjallërimi i xhamisë, Myftiu takon imamë të qytetit
Gjallërimi i xhamisë, Myftiu takon imamë të qytetit
Gjallërimi i xhamisë, Myftiu takon imamë të qytetit