Myftinia Shkodër,
solidarizim me njerëz në nevojë
03 dhjetor 2015
Pas kronikës së një
dite më parë në Tv Antena Nord në lidhje
me rastin e familjes Kuçaj në fshatin
Shtoj i Vjetër, paraditën e së enjtes,
më 3 dhjetor 2015, Myftinia Shkodër ka
dhënë një mesazh solidarizimi me rastin
në fjalë.
Vetë Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B.
Sytari, me bashkëpunëtorë të tij, ka
zhvilluar një vizitë në këtë familje në
skamje, ku ka parë nga afër gjendjen e
mjerueshme të saj.
Myftiu ka dhënë një mesazh mediatik, ku
ka shprehur solidarizimin e Myftinisë
Shkodër me këtë familje, si dhe ka ftuar
institucionet shtetërore, bizneset dhe
shoqatat e ndryshme bamirëse të japin
ndihmën dhe kontributin e tyre për t'i
ardhur në ndihmë kësaj familjeje me
probleme të shumta ekonomike e
shëndetësore.
Myftiu ka garantuar se Myftinia Shkodër
do të ndihmojë konkretisht në përkrahjen
e kësaj familjeje, sikurse e ka
falënderuar median për bërjen evident të
këtij rasti.
Myftinia Shkodër fton institucionet
vendore dhe bizneset e ndryshme të
kontribuojnë për familjet në nevojë,
sepse solidarizimi me njerëzit në skamje
sjell bekim e mbarësi nga Zoti!