Bashkëbisedim vëllazëror
me imamët e Zonës Shkodër
01 dhjetor 2015
Paraditën e së
martës, më 1 dhjetor 2015, në sallën e
konferencave, pranë Medresesë "Haxhi
Sheh Shamia", Shkodër, Kryetari i
Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H.
Skender Bruçaj, zhvilloi një
bashkëbisedim mbi aktualitetin dhe
zhvillimet e Thirrjes Islame në vendin
tonë, me imamët e Myftinive Shkodër,
Malësi e Madhe, Pukë e Lezhë.
Gjatë këtij takimi, u diskutua mbi
aktivitetin e përbashkët dhe shërbimet
ndaj komunitetit, rëndësinë që i duhet
dhënë ruajtjes së harmonisë dhe
vëllazërisë islame, kultivimit të
mëtejshëm të paqes sociale dhe ruajtjes
së saj, problematikat që hasen në punën
dhe shërbimet e imamëve, vështirësitë e
këtyre 25 viteve etj.
Gjatë këtij takimi diskutuan edhe z. Ali
Zaimi, nën/kryetar i KMSh, Imam Muhamed
B. Sytari, Myfti i Zonës Shkodër, H.
Edmir Smajlaj, Myfti i Malësisë së
Madhe, z. Gëzim Kopani, Myfti i Pukës
dhe z. Agim Terziu, Myfti i Lezhës, që u
fokusuan te rëndësia e shfrytëzimit të
kohës në dobi të shërbimeve të sinqerta
ndaj komunitetit, që përkthehet edhe në
shërbim ndaj vlerave më të mira
kombëtare.
Myftilerët e nderuar theksuan se duhet
punuar edhe më shumë në rrugën e
përmirësimit të shërbimeve dhe
prezantimit të vlerave islame në vendin
tonë.
Imamë të xhamive të ndryshme, si: H.
Vehbi Dani, teologu Idmir Plaku, H.
Kujtim Cufaj, z. Bujar Ymeri etj, dhanë
mendimet e tyre të vyera nëpërmjet
ndërhyrjeve të bëra, në kontekstet e
këtij takimi të dobishëm.
Në përfundim u shpërnda edhe përmbledhja
e referateve të Konferencës së IV-t të
imamëve të Shkodrës, si dhe u krye falja
e namazit të mesditës me xhemat.