Myftinia Shkodër uron 103 vjetorin e Pavarësisë
28 nëntor 2015
Ditën e shtunë, më 28
nëntor 2015, Myftiu i Shkodrës, Imam
Muhamed B. Sytari, me këshilltarë, mori
pjesë në ceremoninë simbolike të
ngritjes së flamurit kombëtar,
organizuar nga Bashkia Shkodër, në
oborrin e saj.
Në këtë ceremoni të përvitshme, Myftiu
ka dhënë mesazhin e tij drejtuar krejt
qytetarëve, ku ka shprehur vlerësimin e
tij për këtë ditë të shtrenjtë për çdo
shqiptar, në të gjitha trojet etnike dhe
kudo qofshin, si dita e pavarësisë, dita
e flamurit dhe ndërgjegjësimit për
vlerat e harmonisë kombëtare.
Myftiu është lutur që kjo ditë të
shërbejë si moment angazhimi i krejt
shqiptarëve për të dhënë më shumë në
rrugën e bashkëpunimit dhe harmonisë
kombëtare, si dhe ruajtjes dhe
kultivimit të mëtejshëm të paqes
sociale.
Gjatë kësaj ceremonie, Myftiu ka uruar
edhe Kryetaren e Bashkisë Shkodër, znj.
Voltana Ademi, Kryetaren e Këshillit të
Qarkut Shkodër, znj. Greta Bardeli,
Prefektin e Qarkut Shkodër, z. Paulin
Radovani, drejtuesit e lartë të
komuniteteve të tjera fetare të
Shkodrës, deputetë e drejtues të lartë
të administratës etj.
Myftinia Shkodër uron krejt shqiptarët,
kudo ndodhen: Gëzuar 103 vjetorin e
Pavarësisë!