16 nëntori po afron,
kërkojmë lutjet dhe mbështetjen tuaj!
5 tetor 2015
Në kuadër të
përkujtimit të 25 vjetorit të rihapjes
së xhamisë së Plumbit, që sinjalizoi
edhe rilejimin me ligj të praktikës dhe
lirisë fetare në vendin tonë, Myftinia
Shkodër, vazhdon përgatitjet për ta
kthyer këtë datë në një festë të
rëndësishme dhe ditë të shënuar, mbi
krejt datat dhe ditët.
Paraditën e sotme, Myftiu i Shkodrës,
Imam Muhamed B. Sytari, ishte në terren,
për të ndjekur dhe orientuar përgatitjet
për këtë ngjarje të shënuar, më e
rëndësishmja për muslimanët e
Shqipërisë, në 25 vjetorin e ceremonisë
madhështore, që mblodhi dhjetra mijëra
muslimanë shkodranë, në një ditë
dëshmie.
Vlen të përmendet se viti 2015, është
shpallur nga Myftinia Shkodër, si vit
jubilar, sikurse është dhënë udhëzim për
krejt imamët dhe xhamitë e Shkodrës, që
të jenë në lartësinë e kësaj ngjarje dhe
reflektimin e saj në aktivitetet e
shumta, që janë zhvilluar këtë vit dhe
ato që do pasojnë.
Myftinia Shkodër, fton të gjithë
qytetarët e saj që të bashkëpunojnë dhe
të ofrojnë ndihmën dhe përkrahjen e
tyre, në shërbim të përkujtimit sa më
madhështor të kësaj ngjarjeje dhe
përhapjen me urtësi të vlerave islame në
Shkodër dhe përtej saj.