Myftinia Shkodër priti vizitorët e Kurban Bajramit
24 shtator 2015
Ditën e enjte, më 24
shtator 2015, në ditën e parë të Kurban
Bajramit, Myftinia Shkodër organizoi
pritjen e miqve dhe dashamirëve, me
rastin e Festës së Bajramit.
Miq të shumtë, besimtarë, përfaqësues të
lartë të komuniteteve fetare, klasës
politike, drejtues të institucioneve
lokale e vendore, iu bashkuan urimit për
paqe, harmoni, respekt e bashkëpunim në
mes njerëzve, në shërbim të ruajtjes dhe
forcimit të shpirtit të bukur të
harmonisë fetare dhe respektimit të
besimit në shoqëri.
Këtyre urimeve dhe vizitës së Kurban
Bajramit, iu bashkuan edhe mons. Angjelo
Massafra (Arqipeshkëv metropolitan,
Shkodër-Pult), dom Artur Jaku
(Famullitar i Kishës Katolike, Shkodër),
at Nikolla Petani (Famullitar i Kishës
Ortodokse, Shkodër), Shehzade Sadetin
Idriz Kruja (drejtues i Teqes Rifaite,
Shkodër), znj. Voltana Ademi (Kryetare e
Bashkisë, Shkodër), znj. Greta Bardeli
(Kryetare e Këshillit të Qarkut,
Shkodër), z. Paulin Radovani (Prefekt,
Shkodër), deputetët Irma Kopliku Alushi
(PD), Helidon Bushati (PD), Namik
Kopliku (PS), Agron Çela (LSI), z.
Gjergj Leqejza (Konsull Nderi i
Austrisë), z. Fuat Vjerdha (Kryetar i
Gjykatës së Apelit, Shkodër) e shumë miq
e dashamirë të Myftinisë Shkodër.
Urimet dhe prezenca e tyre, e zbukuroi
edhe më shumë atmosferën e ngrohtë dhe
festive të Kurban Bajramit.
Myftinia Shkodër, falënderon të gjithë
pjesëmarrësit në këtë atmosferë festive,
vizitorët, sidomos mediat lokale e
kombëtare, që pasqyruan ceremonitë e
Kurban Bajramit në dy xhamitë kryesore,
si dhe pritjen e miqve.