Programi i Kurban Bajramit
për xhamitë e Shkodrës
21 shtator 2015
Pasditen e së hënës,
më 21 shtator 2015, Myftiu i Shkodrës,
Imam Muhamed Sytari zhvilloi një takim
konsultativ me imamët kryesorë të
qytetit, me të cilët diskutoi Kurban
Bajramin e sivjetshëm, faljen e tij,
programin etj.
Gjatë këtij takimi u theksua se ky
Bajram përkon edhe me përkujtimin e 25
vjetorit të rihapjes së xhamisë së parë
pas 23 vitesh persekutimi ndaj
muslimanëve dhe aktivitetit fetar, në
Shkodër e mbarë Shqipërinë.
Për këtë, u ra dakord, që Kurban Bajrami
i sivjetshëm të falet në të gjitha
xhamitë e Shkodrës, edhe si dëshmi e
mirënjohjes së muslimanëve shkodranë
ndaj Zotit të gjithësisë, që mundësoi që
në këto 25 vite të ndërtohen me dhjetra
xhami në Shkodër, sipas kërkesës dhe
domosdoshmërisë së xhemateve në rritje.
Në përfundim, u ra dakord që program i
Kurban Bajramit të sivjetshëm të jetë
sipas tabelës së mëposhtme, (ku
përfshihen xhamitë kryesore të qytetit):
Xhamia “Ebu Bekër”:
Dersi I nga teologu Idmir Plaku
Dersi II nga teologu Arben Halluni
Hytbeja e Kurban Bajramit nga Myftiu i
Shkodrës, Imam Muhamed Sytari
Xhamia Parrucë:
Dersi I nga teologu Durim Kasemi
Dersi II nga Myftiu i Shkodrës Imam
Muhamed Sytari
Hytbeja e Kurban Bajramit nga teologu
Naim Drijaj
Xhamia Kiras:
Dersi I nga teologu Naim Drijaj
Dersi II nga teologu Durim Kasemi
Hytbeja e Kurban Bajramit nga teologu
Durim Kasemi
Xhamia e Medresesë:
Dersi I nga teologu Gëzim Dungaj
Dersi II nga teologu Adil Cukali
Hytbeja e Kurban Bajramit nga teologu
Adil Cukali
Xhamia e Dy Vajzave:
Hatme Kur’ani dhe ders nga teologu
Lavdrim Hamja
Hytbeja e Kurban Bajramit nga teologu
Lavdrim Hamja
Xhamia e Dudasit:
Hatme Kur’ani dhe ders nga teologu Nadi
Braqi
Hytbeja e Kurban Bajramit nga teologu
Nadi Braqi
Xhamia e Perashit:
Hatme Kur’ani dhe ders nga
teologu Adem Pizga
Hytbeja e Kurban Bajramit nga teologu
Adem Pizga
Xhamia e Rusit:
Hatme Kur’ani dhe ders nga imami i
xhamisë, H. Fejzi Zaganjori
Hytbeja e Kurban Bajramit nga imami i
xhamisë, H. Fejzi Zaganjori
Xhamia e Dërgutit:
Hatme Kur’ani dhe ders nga teologu Ervil
Kuçi
Hytbeja e Kurban Bajramit nga teologu
Ervil Kuçi
Xhamia e Tophanës:
Hatme Kur’ani dhe ders nga imami i
xhamisë, H. Hysejn Muça
Hytbeja e Kurban Bajramit nga imami i
xhamisë, H. Hysejn Muça
Xhamia e Plumbit:
Hatme Kur’ani dhe ders nga imami i
xhamisë, H. Mithat Myftija
Hytbeja e Kurban Bajramit nga imami i
xhamisë, H. Mithat Myftija
Xhamia e Ajasmës:
Hatme Kur’ani dhe ders nga teologu Alban
Kali
Hytbeja e Kurban Bajramit nga teologu
Alban Kali
Kurban Bajrami është ditën e
enjte, më 24 shtator 2015.
Namazi i sabahut falet në orën:
06.00.
Kurban Bajrami falet në orën:
07.10.
Hytbeja e Kurban Bajramit, menjëherë pas
faljes së namazit të Kurban Bajramit.
Pritja e vizitave bëhet në
xhaminë e Parrucës në oraret:
8.30-10.30.