Bashkëbisedim në atmosferën e Haxhit
dhe Kurban Bajramit

Mbrëmjen e së xhumasë, më 18 shtator 2015, nëpërmjet ekranit të tv1 channel, Myftinia Shkodër shfaqi bashkëbisedimin që teologu Arben Halluni zhvilloi me Myftiun e Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, znj. Hidajete Kraja, z. Mithat Myftija dhe z. Arfin Tafa, mbi kuptimet e Haxhit, emocionet e vizitës së Qabes së Madhnueshme dhe mesazhet e Kurban Bajramit të sivjetshëm.

Gjatë këtij bashkëbisedimi të mbushur me emocione dhe dëshmi reale, të ftuarit përcollën mesazhet e tyre, në drejtim të respektimit dhe vlerësimit të Haxhit, si një ndër pesët shtyllat kryesore të Islamit, si dhe si një mundësi e madhe për besimtarët drejt arritjes së pëlqimit të Zotit në jetë.

Emocionet dhe shpjegimet e dhëna gjatë këtij bashkëbisedimi të dobishëm, nxorën në pah madhështinë e mesazheve të Haxhit, si: shtimi i vëllazërisë dhe bashkëpunimit në mesin e muslimanëve, nxitja për të reflektuar në drejtim të vendosjes së strategjive ndërkombëtare për ndryshimin e gjendjes së botës islame dhe unitetit të ymmetit islam, tubimi i dijetarëve, prijësve, biznesmenëve etj, në rrugën e gjetjes së mundësive për realizimin e dëshmimit të muslimanëve ashtu si janë në të vërtetë, jo ashtu si po prezantohen sot, padrejtësisht.

Me shumë emocion u bë shpjegimi i vlerave të Haxhit si nxitës i bamirësisë, solidaritetit në mesin e muslimanëve, afrimit të zemrave me Zotin dhe ndryshimeve të mëdha në qënien njerëzore.

Në fund, u dhanë edhe mesazhet e Kurban Bajramit, si dhe u bënë lutje që haxhilerët e këtij viti të kenë sa më shumë mbarësi dhe të kthehen me adhurime të pranuara dhe Haxh të kryer plotësisht.

 


Bashkëbisedim në atmosferën e Haxhit dhe Kurban Bajramit
Bashkëbisedim në atmosferën e Haxhit dhe Kurban Bajramit
Bashkëbisedim në atmosferën e Haxhit dhe Kurban Bajramit
Bashkëbisedim në atmosferën e Haxhit dhe Kurban Bajramit
Bashkëbisedim në atmosferën e Haxhit dhe Kurban Bajramit
Bashkëbisedim në atmosferën e Haxhit dhe Kurban Bajramit