Medreseja "Haxhi Sheh Shamia",
viti i ri shkollor me sihariqe të reja

Ditën e hënë, më 14 shtator 2015, nisi viti i ri shkollor 2015-2016. Si në krejt shkollat e vendit, edhe në Medresenë "Haxhi Sheh Shamia", u zhvillua ceremonia e fillimit të vitit të ri shkollor.

I pranishëm në përshëndetjen e nxënësve, prindërve të tyre si dhe stafit të mësuesve, ishte edhe Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari.

Në fjalën e tij përshëndetëse, në degën e djemve, Myftiu uroi drejtorin e Medresesë, z. Kujtim Dervishi, si dhe Kryetarin e Shoqatës "Istanbul", z. Ridvan Seferaj, për fillimin e vitit të ri shkollor. Njëkohësisht iu drejtua nxënësve me një këshillë të dijetarit dhe admiralit të shquar, Esed Ibnul-Furat, i cili, kur po nisej drejt përhapjes së Islamit në Siçili (më 17 qershor 827), iu drejtua njerëzve përreth me këto fjalë: "O ju njerëz, pasha All-llahun, prej mirësive më të mëdha të Zotit, me të cilat kam arritur, ku kam arritur, është dituria. Prandaj, shtrydheni mendjen dhe lodhini trupat për të zënë dituri, që të fitoni këtë botë dhe të përtejmen!"

Më pas, Myftiu uroi edhe medresistet e degës së vajzave, në ceremoninë e tyre, ku uroi një vit të mbarë e plot suksese. Ndër të tjera, Myftiu tha: "Data 14 shtator 2015 është një datë historike, pasi, për herë të parë në historinë e saj, medreseja e jonë ka tashmë tre godina. Sot, nis rrugëtimin e saj edhe godina e re e ciklit fillor, si një sihariq i madh për Shkodrën. Me këtë rast, dua të shpreh falënderimet dhe mirënjohjen më të madhe për ata burra të nderuar, të cilët dhanë nga pasuria e tyre për këtë mirësi në Shkodër. Dhe meqë jemi në djepin dhe shtëpinë e babait të abetareve shqipe, Daut Boriçit, më lejoni t'ju kujtoj disa vargje të shkruara me dorën e tij, që i kam gjetur gjatë hulumtimeve të mia. Thotë: "Mëso o bir (o bijë), sepse injoranca është turp...".

Më pas, Myftiu zhvilloi një vizitë edhe te godina e re e medresesë, cikli fillor.

Medreseja "Haxhi Sheh Shamia", viti i ri shkollor me sihariqe të reja