Nisi trajnimi i 22 haxhilerëve shkodranë
të këtij viti

Ditën e enjte, më 10 shtator 2015, pas namazit të akshamit në xhaminë e Parrucës, Myftinia Shkodër nisi trajnimin treditor të 22 haxhilerëve shkodranë të këtij viti, që do të nisen pas pak ditësh për të kryer umren dhe haxhin e këtij viti.

Teologu Ruzhdi Plangaj, që sivjet do të jetë pjesë e grupit të haxhilerëve shkodranë, në seancën e parë të kësaj nate, foli mbi vlerën dhe rëndësinë që ka kryerja e haxhit, si një prej pesë shtyllave kryesore të fesë islame.

Imami i nderuar i xhamisë Kiras, përmendi ajete dhe hadithe të ndryshme, ku vlerësohet madhështia dhe rëndësia e haxhit dhe umres, të paktën një herë në jetë, për atë që ka mundësi ekonomike dhe fizike.

Më pas, nisi të shpjegojë shtyllat kryesore të adhurimit të haxhit, kushtet e tij, lutjet, gjërat e ndaluara, ato të pëlqyera, veshjen e ihramit, ndalesat e tij etj, duke i përsëritur e bashkëbiseduar me të pranishmit.

Një fjalë përshëndetëse dhe urim për haxhin e sivjetshëm e dha edhe Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, i cili theksoi se këtë vit, grupi i haxhilerëve shkodranë do të ketë në përbërje imamë dhe teologë, që do të jenë në ndihmë të tyre, si dhe do të jenë një garanci më shumë për një udhëtim të mrekullueshëm besimi dhe adhurimi të pastër, drejt Shtëpisë së All-llahut të Madhëruar.

Trajnimi i haxhilerëve do të vazhdojë edhe ditën e xhuma dhe të shtunë, pas namazit të akshamit, në xhaminë e Parrucës.

Nisi trajnimi i 22 haxhilerëve shkodranë të këtij viti