Myftiu vizitoi Kryetaren e re
të Bashkisë Shkodër, znj. Voltana Ademi
10 shtator 2015
Paraditen e së
enjtes, më 10 shtator 2015, Myftiu i
Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari,
zhvilloi një vizitë urimi në zyren e
Kryetares së re të Bashkisë Shkodër,
znj. Voltana Ademi, për ta uruar me
rastin e zgjedhjes së saj në drejtim të
Bashkisë Shkodër.
Gjatë këtij takimi, znj. Ademi
falënderoi Myftiun për vizitën, duke
shprehur vlerësimet e saj për
bashkëpunimet e deritanishme të
Myftinisë Shkodër me Bashkinë e qytetit.
Kryetarja e re e Bashkisë Shkodër, tha
se të gjithë duhet të jenë bashkëpunues
për të mirën e Shkodrës dhe qytetarëve
të saj. Ajo konfirmoi rolin elitar të
Myftinisë Shkodër dhe komuniteteve
fetare në drejtim të ruajtjes dhe
forcimit të paqes sociale dhe harmonisë
në mesin e besimeve dhe pasuesve të
tyre.
Nga ana e tij, Imam Muhamed Sytari, pasi
e uroi znj. Voltana Ademi për
përzgjedhjen e saj në krye të Bashkisë
Shkodër, theksoi se dyert e
bashkëpunimit do të jenë të hapura dhe
Myftinia do të jetë e gatshme për të
dhënë kontributin e duhur në çdo moment,
në këtë drejtim.
Me rastin e kësaj vizite, Myftiu i
dhuroi Kryetares së re të Bashkisë
Shkodër, znj. Voltana Ademi, një kujtim
nga xhamia e kalasë Rozafa, ku theksoi
se ky objekt kulti islam, dëshmon për
shekujt e Islamit në vendin tonë dhe për
frymën e besimit që karakterizon
Shkodrën.
Myftiu tha se të gjithë duhet të bëjmë
më shumë në drejtim të forcimit të
besimit në shoqëri.
Në këtë vizitë, Myftiu shoqërohej nga
antarët e Këshillit të Myftinisë
Shkodër, z. Lavdrim Hamja, H. Fejzi
Zaganjori dhe z. Arben Halluni.