Myftiu vizitoi Qendrën Kulturore Turke
						"Yunus Emre"
					09 shtator 2015
Ditën e mërkurë, më 9 
										shtator 2015, Myftiu i Shkodrës, Imam 
										Muhamed Sytari, zhvilloi një takim pune 
										në Qendrën Kulturore Turke “Yunus Emre”, 
										në Shkodër, ku u prit nga drejtori, z. 
										Ömer Osman Demirbaș.
										
										Myftiu e falënderoi mikpritësin e tij 
										për kontributet që Qendra Kulturore 
										“Yunus Emre” jep në Shkodër, në kuadër 
										të prezantimit të kulturës, artit dhe 
										traditave turke, nëpërmjet aktiviteteve 
										të ndryshme, kurseve, takimeve, 
										konferencave etj.
										
										Imam Muhamed B. Sytari dhe z. Ömer Osman 
										Demirbaș diskutuan edhe në lidhje me 
										bashkëpunimin dypalësh të Myftinisë 
										Shkodër me Qendrën Kulturore Turke 
										“Yunus Emre”, sidomos në prag të 
										përkujtimit të 25 vjetorit të rihapjes 
										së xhamisë së Plumbit dhe Mevludit 
										Sherifë.
										
										Gjatë këtij takimi, drejtori i Q.K.T. 
										“Yunus Emre”, e falënderoi Myftiun e 
										Shkodrës për vizitën, si dhe shprehu 
										kënaqësinë e tij për të kontribuar në 
										drejtim të bashkëpunimit me Myftininë e 
										Shkodrës.
										
										Ai tha se qëllimet e Q.K.T. “Yunus 
										Emre”, janë të qarta, sidomos në drejtim 
										të bashkëpunimeve të frytshme, që e 
										forcojnë edhe më shumë lidhjen 
										shekullore të dy popujve tanë dhe 
										traditave të tyre të përbashkëta.
										
										Ai konfirmoi edhe një herë se Q.K.T. 
										“Yunus Emre” është e gatshme për të 
										mirëpritur propozimet e Myftinisë 
										Shkodër në drejtim të bashkëpunimit 
										dypalësh.
												
												![]()  | 
											
												
												![]()  | 
											
												
												![]()  | 
											




