H. Etem Haliti mban hytben e xhumasë
						në xhaminë e Parrucës
					04 shtator 2015
Ditën e xhuma, më 4 
										shtator 2015, me ftesë të Myftiut të 
										Shkodrës, hytbeja e xhumasë në xhaminë e 
										Parrucës, u mbajt nga Hafiz Etem Haliti, 
										nga Gostivari.
										
										Në fillim të hytbes së tij, Hoxha i 
										nderuar shprehu emocionet e tij dhe 
										mirënjohjen drejtuar Shkodrës dhe 
										muslimanëve të saj, për mikpritjen dhe 
										bashkëpunimin, sidomos në periudhën e 
										pas vitit 1993, kur ai shërbeu si imam, 
										vaiz dhe mësues feje në Shkodër.
										
										Gjatë hytbes së xhumasë, H. Etem Haliti 
										ftoi muslimanët që të bashkohen në 
										qëllime të larta, duke mënjanuar 
										elementët e ndarjes dhe mosmarrëveshjes, 
										duke u dëshmuar si një shoqëri e lidhur 
										dhe e fortë në vetvete.
										
										Ai tha: "Mos të bëjmë sot veprime, për 
										të cilat, brezat që do vijnë, do na 
										qortojnë! Asnjëherë në historinë islame 
										vllavrasja në mes muslimanëve është 
										quajtur xhihad! Kjo që po shohim sot, 
										nuk ka arsyetim islam, nuk ka lidhje me 
										fenë tonë! Ndoshta, pas dy a tre 
										shekujsh, brezat e ardhshëm do ta quajnë 
										këtë që jetojmë sot, si: mesjeta islame, 
										ndonëse muslimanët nuk kanë kaluar kurrë 
										"mesjetë", si popujt e kulturat e 
										tjera!"
										
										Pas përfundimit të namazit të xhumasë, 
										H. Etem Haliti këmbeu urime dhe lutje me 
										xhematin e shumtë, që kishin ardhur ta 
										takonin dhe ta uronin për mesazhet e 
										dhëna në hytben e sotme.
												
												![]()  | 
											
												
												![]()  | 
											
												
												![]()  | 
											
												
												![]()  | 
											
												
												![]()  | 
											
												
												![]()  | 
											
												
												![]()  | 
											








