H. Burhan Fili mban hytben e xhumasë
						në xhaminë e Parrucës
					28 gusht 2015
Me ftesë të Myftiut 
										të Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ditën 
										e xhuma, më 28 gusht 2015, H. Burhan 
										Fili, mbajti hytben e xhumasë në xhaminë 
										e Parrucës.
										
										Gjatë saj, thirrësi islam me banim dhe 
										aktivitet në Michigan të ShBA, foli mbi 
										rëndësinë e vlerësimit të mirësisë së 
										udhëzimit në jetë dhe falënderimin ndaj 
										Zotit të gjithësisë, prej të Cilit janë 
										krejt mirësitë në jetë.
										
										Ai bëri thirrje që njerëzit ta 
										shfrytëzojnë kohën për të gjetur dritën 
										e besimit, për të prekur udhëzimin dhe 
										për t'u përkushtuar në jetë, me dëshirën 
										e mirë të ndërtimit.
										
										H. Burhan Fili iu referua ajeteve dhe 
										haditheve, që nxisin shfrytëzimin e 
										jetës në shërbim të vlerave të udhëzimit 
										hyjnor dhe fyteve të besimit.
										
										Me shumë emocion, ai rrëfeu edhe 
										momentet e vështira të arratisjes nga 
										vendlindja dhe ndihmën e Zotit ndaj tij, 
										për t'u larguar në botën e lirë, ku edhe 
										u arsimua dhe zgjodhi rrugën e thirrjes 
										islame, me urtësi e largpamësi.
										
										Pas namazit të xhumasë, H. Burhan Fili u 
										takua me besimtarë të shumtë, që e uruan 
										për hytben e xhumasë dhe për kontributet 
										e tij të vyera, sidomos pas vitit '90, 
										në shërbim të rimëkëmbjes së Thirrjes 
										Islame.
												
												![]()  | 
											
												
												![]()  | 
											
												
												![]()  | 
											
												
												![]()  | 
											
												
												![]()  | 
											
												
												![]()  | 
											
												
												![]()  | 
											








