Mblidhet Këshilli i ri i Myftinisë Shkodër
27 gusht 2015
Pasditen e së enjtes,
më 27 gusht 2015, u zhvillua mbledhja e
parë e Këshillit të ri të Myftinisë
Shkodër.
Me këtë rast, Myftiu i Shkodrës, Imam
Muhamed B. Sytari, uroi fillimisht
anëtarët e Këshillit të ri të Myftinisë
Shkodër, duke theksuar se përgjegjësitë
e çdo shërbyesi të misionit fisnik të
Myftinisë Shkodër dhe të Thirrjes
Islame, janë të mëdha, edhe përtej
sfidave me të cilat përballemi ditë pas
dite.
Ai tha se detyra e Myftiut dhe e
Këshillit të Myftinisë Shkodër, është
angazhimi maksimal në shërbim të
qëllimeve, në përmirësim të rrugëtimeve
dhe në respektim të udhëzimeve dhe
moralit të fesë; Kur'anit dhe Traditave
të Hz. Muhammedit (a.s).
Gjatë kësaj mbledhjeje të parë, u bë
edhe prezantimi i secilit anëtar dhe e
CV së tij, sikurse u bë edhe votimi për
dy anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm
të KMSh.
Gjatë kësaj mbledhjeje, Myftiu shprehu
nderimin dhe respektin e tij për
anëtarët e Këshillit të kaluar, për të
cilët tha se ndjehej i nderuar dhe
krenar për punën e përbashkët,
mirëkuptimin dhe shërbimet e dobishme të
përbashkëta.
Këshilli i Myftinisë Shkodër, drejtohet
nga Myftiu dhe ka në përbërje të tij:
1. Kujtim Dervishi, drejtori i Medresesë
"Haxhi Sheh Shamia",
2. Arben Halluni, teolog,
3. Lavdrim Hamja, imam, xhamia e "Dy
Vajzave",
4. Ruzhdi Plangaj, imam, xhamia Kiras,
5. Idmir Plaku, imam, xhamia "Ebu
Bekër",
6. Altin Loshi, teolog/ekonomist,
7. Admir Temja, teolog,
8. Mit'hat Myftija, imam, xhamia e
Plumbit,
9. Fejzi Zaganjori, imam, xhamia Rus,
10. Ardit Muça, inxhinier,
11. Gledian Gojashi, ekonomist,
12. Artur Tagani, teolog.
Në fund të mbledhjes, u bë edhe një
lutje për mbarësinë dhe suksesin e
Këshillit të ri të Myftinisë Shkodër.