Vizitë te Hoxha i moshuar, H. Musa Hoxha
25 gusht 2015
Pasditën e së martës,
më 25 gusht 2015, Myftiu i Shkodrës,
Imam Muhamed B. Sytari, në shoqëri të
teologëve dhe imamëve të nderuar, H.
Fejzi Zaganjori, Arben Halluni, Idmir
Plaku, Lavdrim Hamja dhe Lulzim Beqiri,
zhvilloi një vizitë në shtëpinë e Hoxhës
së moshuar, H. Musa Hoxha.
I gëzuar për vizitën e Myftiut me imamë,
H. Musa Hoxha, shprehu kënaqësinë e tij
për këtë takim të përzemërt, që e
konsideroi si shenjë respekti dhe
nderimi për zotërinë e tij.
H. Musa Hoxha, iu drejtua Myftiut me
imamë, me disa këshilla të dobishme dhe
njëkohësisht u kujtoi atyre kohët e
shkuara, me hoxhallarë të nderuar të
Shkodrës, si: H. Muhamed Bekteshi, H.
Sabri Bushati etj, prej të cilëve ka
marrë mësime për vite. Ai kërkoi që
aktiviteti i Myftinisë të jetë i
vazhdueshëm, cilësor dhe nv shërbim të
interesave të besimtarëve, por edhe të
krejt muslimanëve, praktikantë a jo
qofshin ata.
Nga ana e tij, Myftiu i Shkodrës,
vlerësoi se kjo vizitë është një shenjë
respekti dhe mirënjohjeje për një brez
të nderuar hoxhallarësh, që shërbyen me
përkushtim dhe nuk hoqën dorë nga
shërbesat fetare as në ditë të vështira,
si ato që pasuan shkurtin e vitit 1967.
Gjatë kësaj vizite, Myftiu e informoi
Hoxhën e moshuar për aktivitetin e
Myftinisë Shkodër dhe kërkoi prej
zotërisë së tij lutje për mbarësinë e
mëtejshme.
H. Musa Hoxha ka lindur në vitin 1926
dhe është i fundit i brezit të tij, si
dëshmitar i gjallë i mësimeve të vyera
dhe ixhazeteve nga hoxhallarët e shkuar
të Shkodrës.