U zgjodh Këshilli i ri i Myftinisë Shkodër
24 gusht 2015
Paraditën e së hënës,
më 24 gusht 2015, u zhvillua takimi i
imamëve dhe përfaqësuesve të këshillave
të xhamive të ndryshme, me të cilët
Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B.
Sytari, diskutoi rreth zgjedhjes së
Këshillit të ri të Myftinisë Shkodër.
Fillimisht, Myftiu informoi të
pranishmit mbi të dhënat e statutit të
Komunitetit Mysliman të Shqipërisë mbi
procedurat për zgjedhjen e këshillave të
myftinive.
Myftiu theksoi se bazuar mbi statutin
dhe rregulloren e brendshme të KMSh,
personat e propozuar për antarë të
Këshillit të ri të Myftinisë Shkodër,
karakterizohen me cilësitë e duhura dhe
formimi intelektual dhe besimor, si dhe
kontributet në fusha të ndryshme të
jetës.
Pas prezantimit të kandidaturave, Myftiu
ftoi të pranishmit të japin mendimet e
tyre, në prag të zgjedhjes.
Pas diskutimeve dhe mendimeve të dhëna,
u procedua me votimin e Këshillit të ri,
që u miratua nga të përzgjedhurit e
këshillave të xhamive të Shkodrës.Së
shpejti, Myftiu do të thërrasë Këshillin
e ri të Myftinisë Shkodër, në takimin e
parë zyrtar të tij. Mandati i Këshillit
të Myftinisë është 4 vjet dhe ai
mblidhet për të diskutuar problematikat
e ndryshme të Myftinisë Shkodër, ato të
Thirrjes Islame e më gjerë.