Myftiu priti Kryetarin e Bashkësisë Fetare Islame të Italisë, Mr. Reshat Ibishi
21 gusht 2015
Ditën e xhuma, më 21
gusht 2015, pas namazit të xhumasë në
xhaminë e Parrucës, ku mbajti edhe
hytben, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed
B. Sytari, priti në një takim të ngrohtë
e vëllazëror, Mr. Reshat Ibishin,
Kryetar i BFI të Italisë, me qendër në
Mantova.
Në këtë takim, z. Ibishi shoqërohej edhe
nga z. Eljasa Mahmudi, imam në Kumanovë
dhe studiuesi i shquar, z. Elez Ismaili.
Kësaj vizite, iu bashkua edhe një
delegacion besimtarësh nga Turqia, të
drejtuar nga Hafiz Emin Arik, ish-Myfti
i qytetit Bodrum, i cili drejtoi edhe
namazin e xhumasë së sotme në xhaminë e
Parrucës.
Gjatë këtij takimi vëllazëror, Myftiu i
njohu vizitorët e nderuar me historikun
e Myftinisë Shkodër, ku theksoi se
sivjet përkujtohet 25 vjetori i lirisë
së besimit në Shkodër dhe mbarë
Shqipërinë. Njëkohësisht i prezantoi
vizitorët edhe me disa prej botimeve të
reja të Myftinisë Shkodër në kuadër të
aktiviteteve që përkojnë me këtë datë të
rëndësishme.
Nga ana e tij, Mr. Reshat Ibishi, e
informoi Myftiun për aktivitetin e BFI
të Italisë në Mantova, ku sivjet do të
përkujtohet 10 vjetori i formimit të
kësaj qendre të rëndësishme islame të
shqiptarëve atje.
Myftiu falënderoi edhe miqtë nga Turqia,
të cilët i uroi për këtë vizitë të
këndshme dhe vëllazërore, sikurse pranoi
urimet dhe lutjet e tyre më të mira për
mbarësinë e punës dhe aktivitetit të
Myftinisv Shkodër.
I pranishëm në këtë takim ishte edhe Dr.
Genti Kruja, drejtor i kulturës në KMSh,
si dhe një grup imamësh të Myftinisë
Shkodër.