Myftiu bashkëbisedoi me studiuesin islam,
Mr. Muhidin Ahmeti

Ditën e mërkurë, më 19 gusht 2015, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, priti në një takim të përzemërt, studiuesin islam, Mr. Muhidin Ahmeti, pas ligjëratës që ai mbajti në xhaminë e Parrucës, në aktivitetin e zhvilluar nga Myftinia Shkodër, ditën e sotme.

Në takim, Myftiu, pasi falënderoi Mr. Muhidin Ahmetin, për ligjëratën e tij të dobishme, tha se është e domosdoshme që xhematet dhe muslimanët në përgjithësi, të përballen me trajtesa intelektuale, që thyejnë tabutë e ligjërimit të sotëm fetar dhe rutinën e përditshme me të cilën ata përballen. Ai tha se muslimani i sotëm duhet të dalë nga rutina e përditshme, duke u thelluar edhe më shumë në arsyetimet fetare, për ta kuptuar fenë dhe për t'u thelluar në kuptimet e saj të mrekullueshme.

Ndërkohë, Mr. Muhidin Ahmeti foli edhe për eksperiencën e tij pozitive në Austri, ku theksoi se shteti e respekton fenë, lënda e edukatës fetare është pjesë e kurrikulave të arsimit shtetëror atje, sikurse dha informacione të dobishme mbi ligjin e ri mbi fetë, të miratuar nga qeveria austriake dhe organizimin e Bashkësisë Islame të Austrisë.

Bashkëbisedimi u soll edhe rreth aktualitetit të botës islame dhe Thirrjes Islame në përgjithësi, sikurse u diskutua edhe rreth botimeve dhe dobisë së tyre për komunitetin.

Të pranishëm në këtë bashkëbisedim, ishin edhe z. Ardit Hoxhllaku, Myftiu i Tepelenës, z. Alban Kali, kryeredaktor i revistës "Etika", si dhe z. Lavdrim Hamja, kryeredaktor i gazetës "Udha Islame".

Për nder të kësaj vizite, Myftiu i Shkodrës, shtroi një drekë falënderimi.

 


Myftiu bashkëbisedoi me studiuesin islam, Mr. Muhidin Ahmeti
Myftiu bashkëbisedoi me studiuesin islam, Mr. Muhidin Ahmeti
Myftiu bashkëbisedoi me studiuesin islam, Mr. Muhidin Ahmeti
Myftiu bashkëbisedoi me studiuesin islam, Mr. Muhidin Ahmeti
Myftiu bashkëbisedoi me studiuesin islam, Mr. Muhidin Ahmeti