Myftiu priti drejtorin e Shoqatës
"Xhamia Imam El-Buhari", Vjenë

Paraditën e së martës, më 18 gusht 2015, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, priti në një takim të përzemërt, z. Taulant (Daud) Kurtabegu, drejtor i përgjithshëm i Shoqatës Humanitare Kulturore Shqiptare në Vjenë (Austri) - "Xhamia Imam El-Buhari".

Gjatë këtij takimi, Myftiu shprehu falënderimet e tij në drejtim të z. Kurtabegu, për bashkëpunimin dypalësh me Myftininë Shkodër, sidomos për projektet e dobishme të realizuara, sidomos atë të shpërndarjes së përkthimit të kuptimeve të Kur'anit në gjuhën shqipe, gjatë muajit Ramazan, iftaret vëllazërore në oborrin e xhamisë "Ebu Bekër", ndihmën ndaj nevojtarëve etj.

Dy bashkëbiseduesit diskutuan edhe për realitetin e Thirrjes Islame në Shkodër dhe Vjenë, si dhe obligimin e madh që kanë muslimanët për prezantimin e mësimeve të fesë nëpërmjet shembullit personal dhe shoqërisë së mirë me tjetrin.

Me rastin e kësaj vizite, Myftiu e ftoi teologun Taulant (Daud) Kurtabegu, të mbajë një hytbe xhumaje këtë javë.

 


Myftiu priti drejtorin e Shoqatës "Xhamia Imam El-Buhari", Vjenë