U inaugurua Çezmja e Xhamisë së Parrucës

Ditën e xhuma, më 14 gusht 2015, pas faljes së namazit të xhumasë në xhaminë e Parrucës, u zhvillua ceremonia e inaugurimit të Çezmes së Xhamisë së Parrucës, një bamirësi komunitare e besimtarit H. Besnik Elbasani.

Pas falënderimeve të bëra nga hytbeja e xhumasë për këtë vepër të mirë, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, teksa ndante ujin me të pranishmit dhe bamirësin, H. Besnik Elbasani, theksoi se kjo vepër është një gjurmë e pastër, që përkthen shpirtin e fesë islame; ndihmën dhe solidarizimin në komunitet.

Myftiu tha se Islami është jetë, tamam si ky ujë, që gjallëron nevojtarët e tij.

"Kjo bamirësi vjen në kohën e duhur, për të thënë se Islami është feja e jetës, e respektimit të mirësive të Zotit, e solidaritetit me njerëzit dhe e kontributit për të mirën në komunitet", - tha Myftiu.

U falënderua bamirësia e familjes Elbasani dhe u bënë lutje për mbarësinë e tyre.

Myftinia Shkodër falënderon dhe shpreh mirënjohjen e saj për këtë vepër të dobishme komunitare të Haxhi Besnik Elbasanit me djem, sikurse lutet për shtimin e shembujve të bamirësisë në komunitet, në Shkodrën e traditave islame dhe gjurmëve të bamirësisë së muslimanëve të saj.

 


U inaugurua Çezmja e Xhamisë së Parrucës
U inaugurua Çezmja e Xhamisë së Parrucës
U inaugurua Çezmja e Xhamisë së Parrucës
U inaugurua Çezmja e Xhamisë së Parrucës
U inaugurua Çezmja e Xhamisë së Parrucës