Konferencë për shtyp,
programi i 25 vjetorit të Xhamisë së Plumbit
30 tetor 2015
Paraditën e sotme, më 30 tetor 2015, Myftinia Shkodër ka bërë
publik programin e aktiviteteve të 25 vjetorit të rilejimit me ligj të fesë në
vendin tonë, pas 23 vitesh persekutimi dhe dhune shtetërore ndaj islamit dhe
muslimanëve, krejt besimtarëve dhe aktivitetit të tyre fetar.
Përpara mediave të pranishme,
teologu Arben Halluni ka bërë të ditur
se shumë aktivitete do të zhvillohen në
harkun kohor (30 tetor – 16 nëntor
2015), në përkujtim të mirësisë së madhe
të lirisë së besimit në Shkodër e mbarë
Shqipërinë.
Më poshtë, programi me
aktivitetet kryesore të tij:
KALENDARI I AKTIVITETEVE
ME RASTIN E 25-VJETORIT TË RIHAPJES SË
XHAMISË SË PLUMBIT,
SHKODËR, 30 tetor - 16 nëntor 2015
30.10.2015
– Hytbeja e xhumasë në
të gjitha xhamitë e Shkodrës i kushtohet
sakrificës dhe vullnetit të pashembullt
të rinisë dhe qytetarëve shkodranë, që
në nëntor të vitit 1990, i paraprinë
proceseve demokratizuese të vendit, me
hapjen e objekteve fetare.
1.11.2015
– Ceremonia përkujtimore: “Mirënjohja e
Qytetit”, Myftiut të Shkodrës, H. Xhemal
Çanga.
(aktiviteti zhvillohet në bibliotekën e
qytetit, pranë xhamisë Parrucë, ora:
17.00 – ftesë e hapur).
2.11.2015
– Aktiviteti përkujtimor: “Këshilla të
një hytbeje, sa një amanet”, kushtuar
Myftiut të Shkodrës, H. Faik Hoxha.
(aktiviteti zhvillohet në kinema
“Millenium”, ora: 17:00 – ftesë e
hapur).
3.11.2015
– Bashkëbisedim me Myftiun e Malësisë së
Madhe, H. Edmir Smajlaj.
(aktiviteti zhvillohet tek salla e
konferencave e konviktit të Medresesë
“Haxhi Sheh Shamia”, dega djem, ora
17:00 – ftesë e hapur).
4.11.2015
– Inaugurimi i xhamisë së fshatit
Mes-Myselim.
(ceremonia zhvillohet në orën 11.00).
5.11.2015
– Inaugurimi i
përfundimit të restaurimit të xhamisë në
kalanë e Drishtit. (ceremonia
zhvillohet në orën 11.00).
6.11.2015
– “Nostalgji dhe mall
për Hoxhën tonë, Hafiz Sabri Koçi”.
(aktiviteti zhvillohet në xhaminë e
Rusit, në orën 12.00).
*** ***
***
9.11.2015
– Vizitë tek shtëpia e imamit të
nderuar, Hafiz Sulejman Kraja.
(ora: 16.30. Myftiu me Këshillin e
Myftinisë Shkodër).
10.11.2015
– Inaugurimi i pllakatës tek ndërtesa e
ish-Myftinisë Shkodër, pas vitit 1990.
(ora: 11.00. Shtëpia e
familjes Baja, rruga e gjerë, pranë
stadiumit).
11.11.2015
– Vizitë tek shtëpia e familjes Myftija,
lagjja “Tabakë”, pranë xhamisë së
Plumbit. (ora: 16.30. Myftiu me
Këshillin e Myftinisë Shkodër).
12.11.2015
– Ekspozita e botimeve të hoxhallarëve,
imamëve dhe thirrësve islamë shkodranë
në 25 vitet e fundit dhe promovimi i
librit “Zidní”, nga Imam Muhamed Sytari,
Myfti i Zonës Shkodër.
(aktiviteti zhvillohet
në bibliotekën e qytetit, pranë xhamisë
Parrucë, ora: 17.00 – ftesë e hapur).
13.11.2015
– E xhumaja masive tek sheshi i xhamisë
së Plumbit, në orën 12.00.
(të gjitha xhamitë e qytetit do të jenë
të mbyllura).
(për ata që nuk kanë mundësi qarkullimi
me mjete personale, autobuzët në
dispozicion nisen në orën: 11.30, pranë
xhamisë së Parrucës).
14.11.2015
– Konferenca: “25 vjet liri besimi –
Sfida, sprova, perspektiva”.
Referojnë:
Dr. Genti Kruja, (drejtor i kulturës dhe
dialogut ndërfetar, KMSh),
Msc. Anduena Qefalia (pedagoge, C.I.T),
Artur Tagani (Phd candidate, U.E.T),
Lavdrim Hamja (imam, Myftinia Shkodër)
(aktiviteti zhvillohet te salla e
konferencave, te hotel “Colosseu”, ora:
11.00).
16 nëntor 2015:
Inaugurimi i pllakatës tek shtëpia e
familjes Myftija, (lagjja “Tabakë”, ora:
11.00).
Falja e namazit të mesditës me xhemat
dhe Duá për hoxhallarët dhe besimtarët e
shkuar, ora: 11.30.
Shfaqja e dokumentarit kushtuar rihapjes
së Xhamisë së Plumbit, më 16 nëntor
1990, në teatrin “Migjeni”, ora: 17.00.
Përshëndetjet protokollare.
Fjala përshëndetëse nga H. Skender
Bruçaj, Kryetar i Komunitetit Mysliman
të Shqipërisë.
Program artistik i Medresesë “Haxhi Sheh
Shamia”, me ilahi dhe recitime.