Myftiu, ligjëratë mbi vlerën e namazit të natës

Mbrëmjen e së martës, më 27 tetor 2015, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, mbajti një ligjëratë mbi vlerën e namazit të natës, me grupin e medresistëve që banojnë në konviktin e Medresesë "Haxhi Sheh Shamia", dega djem.

Pas mirëpritjes dhe një bashkëbisedimi të ngrohtë me drejtorin e kësaj vatre edukimi, teologun Gezim Dungaj, organizatorin e këtij takimi vlerash, Myftiu iu drejtua të pranishëmve, duke u lutur fillimisht për mbarësinë e tyre dhe suksese në kërkimin e dijes.

"Tema që kam përzgjedhur të flas sonte me ju ka një rëndësi të madhe, sidomos për kërkuesit e dijes, si dhe për krejt ata që duan të afrohen me All-llahun e Madhëruar dhe të përfitojnë nga mirësitë e Tij në këtë botë. Namazi i natës është një ftesë kur'anore dhe një traditë e fortë profetike! Hadithet që nxisin faljen e namazit të natës janë të larmishëm, të ndryshëm, të shumtë. Ata, janë një ftesë e bukur për të përfituar nga kjo dhunti hyjnore, sepse arritjet dhe sukseset në jetë nuk mund të përftohen me gjumë, dembelizëm, përtaci e neglizhencë! Ju ftoj që duke nisur nga kjo natë, të falni, të paktën dy rekate namaz nate para vitrit të jacisë, do jetë një mrekulli!"- tha, ndër të tjera Myftiu.

Myftiu përmendi disa hadithe që lidhen me këtë temë, si: "Faleni namazin e natës (kijamul-lejl), sepse ai ishte traditë e të parëve të mirë para jush. Ai është afrim me All-llahun e Madhëruar, ndalesë nga gjynahet, falje për gabimet dhe largim për sëmundjet në trup".

Në fund, Myftiu falënderoi organizatorin e këtij takimi me vlerë, si dhe uroi suksese të mëtejshme për medresistët tanë.

 


Myftiu, ligjëratë mbi vlerën e namazit të natës
Myftiu, ligjëratë mbi vlerën e namazit të natës
Myftiu, ligjëratë mbi vlerën e namazit të natës
Myftiu, ligjëratë mbi vlerën e namazit të natës
Myftiu, ligjëratë mbi vlerën e namazit të natës