Myftiu priti Kryetarin e Shoqatës "RIDA",
nga Konja e Turqisë
20 tetor 2015
Paraditen e së
martës, më 20 tetor 2015, Myftiu i
Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, priti
në një takim prezantimi, një përfaqësi
të Shoqatës "RIDA", me qendër në Konja
të Turqisë, nën drejtimin e Kryetarit të
saj, z. Tamer Kalender.
Gjatë takimit të përzemërt, Myftiu uroi
mirëseardhjen e vëllezërve nga Konja,
duke theksuar se në Shkodër, ju nuk jeni
miq, por vëllezër, sikurse ne, sa herë
që vijmë në Turqi, vijmë në tokën tonë,
pasi shekujt e kalifatit osman, ishin
dëshmi historike sesi shqiptarët e
turqit (por edhe shumë kombësi të
tjera), ishim një mishërim i një
kalifati, ndër më të qytetëruarit e
shekujve të historisë islame.
Nga ana e tij, z. Kalender, e informoi
Myftiun për aktivitetin e zgjeruar të
kësaj shoqate në shumë vende të botës,
sidomos në fushën e arsimit dhe
përkujdesjes për jetimët. Ai tha se
"RIDA" ka dëshirë të ketë aktivitetin e
vet edhe në Shkodër, dëshirë për të
cilën mori edhe miratimin dhe vullnetin
e mirë të bashkëpunimit edhe nga Myftiu
i Shkodrës.
Gjatë kësaj pritje, Myftiu dha edhe një
intervistë të zgjeruar për Tv Konya, ku
iu përgjigj pyetjeve të shumta të
gazetarit në lidhje me aktivitetin e
Myftinisë Shkodër, sfidat, pengesat, të
ardhmen.
Gjatë kësaj interviste, Myftiu theksoi
se stabiliteti dhe ecuria e Turqisë,
është në vetvete stabilitet dhe përparim
për krejt ymmetin islam. Për këtë, ai u
lut që Zoti ta ruajë Turqinë nga sfidat,
me të cilat po përballet mbarë ymmeti
islam, sidomos në zonat e nxehta të
Lindjes së Mesme.
Delegacioni i Shoqatës "RIDA",
shoqërohej edhe nga Kryetari i Shoqatës
"Ihja", z. Jetmir Braqi.