Myftiu priti nën/kryetarin e shoqatës "Ardhmëria", z. Sabaudin Jashari

Pasditën e së mërkurës, më 14 tetor 2015, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, priti në një takim të përzemërt e vëllazëror, z. Sabaudin Jashari, nën/kryetar i shoqatës "Ardhmëria".

Gjatë takimit, u fol rreth domosdoshmërisë së bashkëpunimit të muslimanëve në mes tyre, si dhe harmonisë në hapjen karshi botës, në rrugën e dëshmimit të vlerave islame që burojnë nga Kur'ani dhe Tradita profetike.

Myftiu konfirmoi vullnetin e madh të Myftinisë Shkodër për bashkëpunim dhe mirëkuptim në mesin e muslimanëve, sidomos, në ruajtjen e harmonisë islame në vend dhe ndarjen nga mentalitetet e izolimit, përjashtimit të tjetrit.

Gjatë takimit u diskutua edhe mbi rëndësinë që ka shfrytëzimi i kohës dhe i rinisë në shërbimet ndaj Thirrjes Islame.

Në takim merrnin pjesë edhe drejtues lokalë të shoqatës "Ardhmëria", si dhe antarë të këshillit të Myftinisë Shkodër.

 


Imam Muhamed B. Sytari, priti nën/kryetarin e shoqatës "Ardhmëria", z. Sabaudin Jashari,