Myftiu priti zv/ministrin e Vakëfit të Kuvajtit,
dr. Adil El-Felah

Paraditën e së mërkurës, më 20 maj 2015, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, priti në një takim të përzemërt e miqësor, Shkëlqesinë e Tij, dr. Adil Abdullah El-Felah, zv/ministër i Çështjeve të Vakfit në Shtetin e Kuvajtit, që shoqërohej nga drejtori i AIITC, dr. Ramiz Zekaj.
           
Pas urimeve të mirëseardhjes, Myftiu shprehu kënaqësinë e tij për këtë vizitë të zv/ministrit të Çështjeve të Vakfit në Shtetin e Kuvajtit, duke shprehur njëkohësisht vlerësimet e tij për kontributet e mëdha që Shteti i Kuvajtit ka dhënë për rimëkëmbjen e vlerave islame në Shqipëri, sidomos pas vitit 1990, kur edhe u rilejua me ligj praktikimi i lirë i besimit dhe fesë.
          
Njëkohësisht, Myftiu e informoi z. El-Felah me aktivitetin e Myftinisë Shkodër dhe vështirësitë e shumta të saj, në rrugën e gjallërimit të mëtejshëm të Thirrjes Islame.
           
Nga ana e tij, zv/ministri i Çështjeve të Vakfit në Shtetin e Kuvajtit, dr. Adil El-Felah, shprehu kënaqësinë e tij për këtë vizitë në Shkodër, ku theksoi se bashkëpunimi në mesin e muslimanëve është domosdoshmëri, në rrugën e rimëkëmbjes së vlerave të larta qytetëruese të Islamit në mbarë botën.
           
Me rastin e kësaj vizite, Myftiu i Shkodrës, i dorëzoi z. El-Felah një Dëshmi “Mirënjohjeje”, me dedikim: “Për kontributin e madh dhe të vyer në përhapjen e vlerave të moderacionit dhe drejtësisë në Thirrjen Islame, në mbarë botën”.
           
Më pas, me ftesë të Myftiut, zv/ministri i Çështjeve të Vakfit në Shtetin e Kuvajtit, mbajti një ligjëratë në xhaminë e “Dy Vajzave”, ndërtuar me kontribute bamirëse nga Kuvajti.
           
Në fjalën e tij para besimtarëve të pranishëm, dr. Adil El-Felah bëri thirrje që muslimanët të pastrojnë zemrat në marrëdhënie me njëri-tjetrin, të afrohen përherë e më shumë me shembullin e personalitetit të Hz. Muhammedit (a.s), si dhe të dëshmojnë vlerat e harmonisë së besimit islam, edhe në raport me besimtarët e feve të tjera, kudo në botë.

Myftiu priti zv/ministrin e Vakëfit të Kuvajtit, dr. Adil El-Felah