U përkujtua 160 vjetori i lindjes
së H. Ali Ulqinakut
25 pril 2015
Ditën e shtunë, më 25
prill 2015, Bashkësia Islame e Ulqinit
zhvilloi një simpozium në përkujtim të
160 vjetorit të lindjes së dijetarit të
shquar Hafiz Ali Ulqinaku.
Në këtë simpozium referuan studiues të
ndryshëm nga Ulqini, Podgorica, Lezha,
Shkodra e Prishtina, të cilët nxorën në
pah vlerat e mëdha diturore të H. Ali
Ulqinakut, si një dijetar i urtë, prijës
drejt vlerave islame dhe harmonisë
kombëtare.
U fol për vlerën e abetares dhe
fjalorëve të tij, pa përmendur
kryeveprën që e bëri të njohur
gjithandej H. Ali Ulqinakun, Mevludi
Sherifi, përkthimi me përshtatje nga
osmanishtja, si një vepër e trashëguar
brez pas brezi ndër shqiptarë etj.
Në dy seancat e këtij simpoziumi
referuan: Mr. Ali Bardhi,
“Hafiz Ali Ulqinaku në dokumentat e
Arkivit Osman të Kryeministrisë në
Stamboll”, Imam Muhamed Sytari,
“Thirrja Islame në Mevludin e H. Ali
Ulqinakut – krahasime me vargjet e Hafiz
Jusuf Këlmendit dhe Sheh Ahmed
Shkodrës”, Mark Vuji,
“Vlerat e sistemit të punës së Hafiz Ali
Ulqinakut në fushën e përkthimeve dhe të
studimeve gjuhësore”, Dr. Maksut
Haxhibrahimi, “Jeta dhe vepra e
Hafiz Ali Ulqinakut”, Arben
Halluni, “Shkodra në nderim të
dijetarëve”, Ali Lunji,
“Jeta dhe vepra e Hafiz Ali Ulqinakut”,
Dr. Nail Draga, “Ulqini
në kohën e Hafiz Ali Ulqinakut, qspekte
socio-demagrofike”, Nusret Cenaj,
“Vlera edukative e Mevludit të
Hafiz Ali Ulqinakut”, Omer
Kajoshaj, “Hafiz Ali Ulqinaku
në ditët tona” dhe Ismet
Karamanaga, “Hafiz Ali Riza
Ulqinaku, figurë me përmasa kombëtare”.
Në përfundim të referatit të tij, Myftiu
i Shkodrës i dhuroi Kryeimamit të
Ulqinit, Ali ef. Bardhi një gjurmë të
kaligrafisë dhe vulës së H. Ali
Ulqinakut.
Ndërkohë, në emër të organizatorëve, iu
propozua komunës së Ulqinit që Qendra
Kulturore e këtij qytetit të mbajë emrin
e dijetarit të madh Hafiz Ali Ulqinaku.