Myftinia Shkodër, “Çertifikatë Mirënjohjeje”
për Fondacionin “Mirësia”
06 pril 2015
Mbrëmjen e së hënës,
më 6 prill 2015, Myftiu i Shkodrës, mori
pjesë në aktivitetin kulturor që
organizoi Fondacioni “Mirësia” në
teatrin “Migjeni”, me mbështetjen e
Myftinisë Shkodër, në promovim të
vlerave të përkujdesjes ndaj jetimëve.
Me këtë rast, gjatë fjalës së tij
përshëndetëse Imam Muhamed Sytari i
dorëzoi Kryetarit të Fondacionit
“Mirësia”, z. Korab Kaja një
“Çertifikatë Mirënjohjeje”, për
kontributet bamirëse të fondacionit që
ai drejton, edhe në Qarkun e Shkodrës.
Në dedikimin e kësaj çertifikate,
shënohet: “Në vlerësim të kontributit të
madh e të shquar për rigjallërimin e
vlerave islame në zonën e Shkodrës, me
ndërtimin e xhamive të reja, me ndihmën
e pakufijshme dhe përkrahjen e
vazhdueshme ndaj jetimëve dhe njerëzve
në nevojë, studentëve dhe kërkuesve të
dijes, si dhe shumë projekteve bamirëse
në ndihmë të pastrehëve, të përmbyturve
e skamnorëve, Myftinia Shkodër i akordon
këtë çertifikatë mirënjohjeje:
Fondacionit “Mirësia”, me lutjet më të
mira për suksese të vazhdueshme dhe
mbarësi në rrugën e bamirësive”.
Aktiviteti në fjalë mblodhi një numër të
konsiderueshëm të jetimëvë të zonës, për
të cilët Fondacioni “Mirësia” jep
ndihmën dhe përkrahjen e vet, në mënyrë
sistematike, si dhe kontributin e vyer
për arsimimin dhe përkujdesjen e duhur
ndaj kësaj shtrese sociale.
Falë bashkëpunimit të frytshëm që
Myftinia Shkodër ka me Fondacionin
“Mirësia” është mundësuar që në katër
vitet e fundit të ndërtohen xhamitë e
reja në: Kuç, Domën e Dërgut, sikurse po
vijojnë punimet për disa xhami të reja
në Qarkun e Shkodrës.