Myftiu priti ambasadorin e Francës,
z. Bernard Fitoussi

Paraditën e së xhumasë, më 6 mars 2015, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, priti në një takim të përzemërt ambasadorin e Republikës së Francës në vendin tonë, z. Bernard Fitoussi.
           
Myftiu i uroi ambasadorit Fitoussi mirëseardhjen në Shkodër, duke shprehur vlerësimet e tij për këtë vizitë, në kuadër të marrëdhënieve ndërkulturore.
           
Gjatë vizitës, të dy bashkëbiseduesit kanë folur rreth temave që lidhen me vlerat e harmonisë ndërfetare dhe rolin e institucioneve fetare në forcimin e saj. Në këtë kontekst, Myftiu theksoi se institucionet vendore dhe lokale duhet të bëjnë më shumë në drejtim të respektimit dhe vlerësimit të kërkesave dhe propozimeve të dobishme që vijnë nga komunitetet fetare, duke iu referuar kërkesës së vazhdueshme të Myftinisë Shkodër, që sheshi kryesor i saj të ketë emrin: Sheshi “Harmonia”.
           
Nga ana e tij, ambasadori francez vlerësoi shembullin e përfaqësuesve të feve në Shqipëri, me rastin e parakalimit në rrugët e Parisit, duke dëshmuar një model të bukur të një shembulli për t’u ndjekur në marrëdhëniet e mira të komuniteteve fetare në Shqipëri.
           
Myftiu konfirmoi me këtë rast, se shembujt e harmonisë së besimit që vijnë edhe nga Parisi, si rasti zonjës së krishterë që kërkoi nga imami i Qendrës Islame të Parisit, që i biri të edukohej në xhami, e nxitur nga shembulli i familjes muslimane franceze dhe respekti i fëmijëve ndaj prindërve në Islam, është një model pozitiv nga zemra e Evropës.
           
Me rastin e kësaj vizite, Myftiu i dhuroi ambasadorit Bernard Fitoussi, pasaportën e profetit Muhammed (a.s), si dhe disa nga simbolet islame të Shkodrës, si xhamia e kalasë, xhamia e Plumbit etj, si shenjë vlerësimi dhe mikpritje.

 


Myftiu priti ambasadorin e Francës, z. Bernard Fitoussi
Myftiu priti ambasadorin e Francës, z. Bernard Fitoussi
Myftiu priti ambasadorin e Francës, z. Bernard Fitoussi
Myftiu priti ambasadorin e Francës, z. Bernard Fitoussi