Dhurohen libra për Myftininë Shkodër

Paraditën e së hënës, më 2 mars 2015, bibliotekës së Myftinisë Shkodër i është shtuar një sasi e konsiderueshme me libra fetarë të periudhës së parë të rimëkëmbjes fetare islame, pas viteve ’90.
           
Kjo sasi librash është dhuruar në emër të rahmetliut, z. Xheladin Çausholli, si shenjë kujtimi për mësuesin e nderuar shkodran, si dhe me qëllim rivlerësimin e këtyre librave dhe përfitimin prej tyre nga masa e lexuesve.
           
Në mesin e librave të dhuruar spikasin:

“Hyrje në Islam”, nga Muhammed Hamidullah,
“Mevludi Sherif”, nga Hafiz Ali Ulqinaku,
“Muhammedi Profeti islam”, nga Imam Vehbi Ismaili,
“Njohuri rreth Kur’anit – Syneti dhe bidati”, nga H. Vehbi S. Gavoçi,
“Zekati”, nga H. Vehbi S. Gavoçi,
“Njinimi i Muajit Ramazan”, nga H. Vehbi S. Gavoçi,
“Të kthyemtë nga Zoti”, nga H. Vehbi S. Gavoçi,
“Besimi dhe Islami”, nga Mevlana Halid Bagdadi,
“Shtyllat e Islamit – Dy dëshmitë”, nga H. Vehbi S. Gavoçi, etj.
           
Myftinia Shkodër vlerëson këtë dhuratë domethënëse dhe shpreh mirënjohjen e saj për familjen Çausholli. Njëkohësisht fton të gjithë besimtarët dhe qytetarët që duan të kontribuojnë në drejtim të pasurimit të bibliotekës së Myftinisë Shkodër.

 


Dhurohen libra për Myftininë Shkodër