Festa e Kuvajtit, 
						Myftiu i Shkodrës uron ambasadorin Al-Bader
					26 shkurt 2015
Me rastin e 
										përkujtimit të datave të shënuara të 54 
										vjetorit të Ditës Kombëtare dhe 24 
										vjetorit të Ditës së Çlirimit të 
										Kuvajtit, mbrëmjen e së mërkurës, më 25 
										shkurt 2015, ambasada e Kuvajtit në 
										Shqipëri ka organizuar një pritje të 
										posaçme.
            
										Me këtë rast, Myftiu i Shkodrës, Imam 
										Muhamed Sytari, ka uruar ambasadorin e 
										Kuvajtit në Shqipëri, z. Najeeb 
										Al-Bader, duke uruar njëkohësisht që 
										marrëdhëniet vëllazërore në mes 
										Shqipërisë dhe Kuvajtit të forcohen 
										përherë e më shumë, në rrugën e forcimit 
										të shpirtit të vëllazërisë së dobishme.
            
										Myftiu ka falënderuar kontributin e madh 
										që ka dhënë dhe vazhdon të japë Shteti i 
										Kuvajtit, edhe në përkrahje të 
										gjallërimit të vlerave dhe trashëgimisë 
										islame në vendin tonë, nëpërmjet 
										përkrahjes së projekteve të ndryshme në 
										këtë drejtim.
										
										Duhet theksuar se në historikun e 
										themelimit si shtet i pavarur, Kuvajti 
										celebron dy data të rëndësishme, atë të 
										shkëputjes nga Britania e Madhe në 1961, 
										si dhe çlirimin nga Iraku.
										Në fjalën e tij para të pranishëmve të 
										shumtë, ambasadori i Kuvajtit në Tiranë, 
										z. Najeeb Al-Bader, u ndal edhe tek 
										vlerësimi i këtyre dy datave për shtetin 
										e Kuvajtit dhe popullin kavajtian. 
										
										Njëkohësisht ai theksoi se: “Për shtetin 
										e Kuvajtit, kjo është një ditë shumë e 
										rëndësishme. 2015 ka qenë një vit 
										konstruktiv për ambasadën e Kuvajtit, në 
										të cilin kemi investuar disa projekte 
										zhvillimore me një vlerë totale prej 10 
										milionë euro. Këto projekte tregojnë 
										bashkëpunimin mes dy vendeve. Gjatë 
										kësaj periudhe ne kemi shkëmbyer vizita 
										të nivelit të lartë për të forcuar 
										bashkëpunimin bilateral”.
| 
												
												 | 
											
| 
												
												 | 
											
| 
												
												 | 
											
| 
												
												 | 
											

