Myftiu, bashkëbisedim me një grup studentësh

Ditën e dielë, më 18 janar 2015, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, zhvilloi një bashkëbisedim të përzemërt me një grup studentësh të degëve dhe universiteteve të ndryshme shqiptare dhe jashtë vendit.
 
Objekt i këtij bashkëbisedimi ishte aktualiteti, realiteti i Thirrjes Islame në Shkodër, Shqipëri dhe mbarë botën, sfidat, pengesat dhe optimizmi për një të ardhme të dritshme dhe ngazëllyese për përhapjen e vlerave islame në mbarë botën.
 
Në bisedën e tij të ngrohtë me studentët, Myftiu theksoi se realitetet me të cilat përballet Thirrja Islame sot në botë, nuk janë asgjë tjetër vetëm se një tërheqje vëmendje hyjnore për të gjithë njerëzimin deh muslimanët në veçanti, për t’u zgjuar nga hutimi shekullor dhe rikthimi me tërë forcat e tyre në kërkimin e dijes së dobishme dhe praktikimin e Islamit në jetën e përditshme.
 
Myftiu kërkoi nga studentët, që mos të harxhojnë kohën e vyer me gjëra të padobishme dhe debate të pavlera, por të angazhohen maksimalisht për t’u thelluar ne dije dhe për të perfeksionuar profesionet në jetë.
 
Në përgjigje të pyetjeve të ndryshme të studentëve, Myftiu dha sqarime të shumta edhe rreth paqartësive dhe shpifjeve në adresë të personalitetit të Hz. Muhammedit (a.s) dhe ngjarjeve të ndryshme, që spikatën në jetën e tij. Njëkohësisht theksoi, se sikur Islami të mos kishte mbrojtje hyjnore nga Zoti i gjithësisë, nuk vazhdonim të lexonim të njëjtin Libër të shenjtë; Kur’anin, që lexohej edhe para 15 shekujsh, pas asnjë deformim a mangësi.
 
Gjatë këtij bashkëbisedimi të ngrohtë, Myftiu i dhuroi studentëve edhe botimin e tij më të fundit, me rastin e përkujtimit të sivjetshëm të Lindjes së Begatë të Profetit (a.s), me titull: “Çfarë përfitoi bota me ardhjen e Hz. Muhammedit (a.s)”.

 


Myftiu, bashkëbisedim me një grup studentësh
Myftiu, bashkëbisedim me një grup studentësh
Myftiu, bashkëbisedim me një grup studentësh
Myftiu, bashkëbisedim me një grup studentësh
Myftiu, bashkëbisedim me një grup studentësh