Myftiu takon imamët e qytetit
në prag të Konferencës së IV-t

Në prag të Konferencës së IV-t të imamëve dhe këshillave të xhamive të Shkodrës, Myftiu, Imam Muhamed Sytari, ka mbledhur ditën e mërkurë, më 7 janar 2015, imamët e xhamive të qytetit, për të diskutuar bashkërisht rreth disa prej tematikave të rëndësishme, që lidhen me aktualitetin.
 
Fillimisht, Myftiu ka falënderuar angazhimin që imamët mundohen të kenë, në shërbim të vlerave islame dhe përhapjes së dritës së Thirrjes Islame në Shkodër dhe përtej saj.
 
Gjatë takimit të tij me imamët e nderuar, Myftiu ka theksuar se ky vit ka një vlerë të madhe për punën dhe shërbimet e secilit, në drejtim të rritjes së cilësisë dhe sasisë së aktiviteteve dhe takimeve, brenda xhamisë dhe jashtë saj. Në këtë kontekst, Myftiu ka lajmëruar imamët e pranishëm për një sërë aktivitetesh dhe projektesh të dobishme në këtë drejtim.
 
Në këtë takim është vënë theksi edhe tek nxitja e xhemateve për të respektuar maksimalisht gjurmët e identitetit islam, duke mos toleruar shkeljen tinzare të tyre, sikurse ka për tendencë të ndodhë, sidomos gjatë dy dekadave të fundit.
 
Në këtë takim, që ka zgjatur mbi një orë, është folur edhe për tema aktuale, që lidhen me Islamin në Shkodër, disa nga sfidat e tij të reja dhe angazhimin e Myftinisë Shkodër me krejt stafin e saj të gjerë dhe besimtarët, për të mos lejuar tjetërsimin e frymës së harmonisë qytetare nga askush, sidomos nga të veshur me petkun e cilësdo fé.

 


Myftiu takon imamët e qytetit në prag të Konferencës së IV-t
Myftiu takon imamët e qytetit në prag të Konferencës së IV-t
Myftiu takon imamët e qytetit në prag të Konferencës së IV-t