Myftiu i Shkodrës vizitoi Qendrën Kulturore Islamike Shqiptare në Hamburg

Me ftesë të Qendrës Kulturore Islamike Shqiptare në Hamburg të Gjermanisë, në datat 27-30 nëntor 2014, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, mori pjesë në aktivitetet e zhvilluara nga QKISh, me rastin e Festës së 28 nëntorit.
 
Fillimisht Myftiu është takuar me imamin e xhamisë së madhe të shqiptarëve në Hamburg, z. Zulhajrat Fejzullahi dhe me imamin e nderuar, Hafiz Samet Serani, me të cilët ka ndarë kënaqësinë e takimeve, që bashkojnë cepat e trojeve shqiptare në tryezat e besimit dhe urtësisë islame.
 
Myftiu u njoh edhe me aktivitetin e kësaj qendre islame, ku vlerësoi angazhimin për edukimin e fëmijëve, të rinjve dhe shtimin e aktiviteteve, që e gjallërojnë jetën fetare sikurse forcojnë lidhjet e besimtarëve me fenë e tyre.
 
Të xhumanë, më 28 nëntor 2014, Myftiu i Shkodrës ka mbajtur hytben e xhumasë në xhaminë e madhe të QKISh, në Hamburg, ku ka dhënë mesazhet e tij edhe me rastin e 28 nëntorit. Në fjalën e tij, Myftiu ka folur mbi nevojën e madhe që kanë shqiptarët për të bashkëpunuar në mes vete, në shërbim të interesit të vendit të tyre dhe prezantimit të tij në shembullin më të mirë, në realitetet globale.
 
Ndërkohë, të shtunën, më 29 nëntor 2014, në tribunën e fetare të organizuar nga QKISh, ku ishin ftuar Dr. Musa Musai (Tetovë), Av. Çefli Ademi (Hamburg) dhe Imam Muhamed Sytari, Myftiu ka referuar mbi tolerancën dhe humanizmin e muslimanëve përballë ekstremizmit të stisur në kohët tona.