Myftiu priti Kryetarin e dytë të Vakëfit të Dijanetit të Turqisë, z. Maz’har Bilgin
Shkodër, 21 nëntor 2014
Myftiu i Shkodrës,
Imam Muhamed Sytari, priti pasdrekën e
së xhumasë, më 21 nëntor 2014, në një
takim të përzemërt, Kryetarin e dytë të
Vakëfit të Dijanetit të Republikës së
Turqisë, z. Maz’har Bilgin, që
shoqërohej nga z. Shaban Ishlek,
Këshilltar i Fesë në Ambasadën e
Republikës së Turqisë në Tiranë.
Pas përshëndetjeve të mikpritjes, Myftiu
i Shkodrës shprehu vlerësimet e tij për
kontributin e vazhdueshëm që Dijaneti i
Turqisë ka dhënë ndër vite për
zhvillimin e mëtejshëm të Thirrjes
Islame në vendin tonë. Ai vlerësoi se
akoma sot është i mirëpritur kontributi
i imamëve nga Turqia, që mund të
shërbejnë në xhami të ndryshme të
Shkodrës.
Nga ana e tij, z. Bilgin theksoi se
interesi i Dijanetit është të japë
ndihmën e vet në Shqipëri, në shumë
fusha e drejtime, pa interes, thjeshtë
si urë lidhëse e asaj historie
shekullore që bashkon dy popujt tanë.
Ai theksoi gjithashtu se Dijaneti i
Turqisë ndjek me shumë vëmendje
zhvillimet për përfundimin e procedurave
që do lejojnë fillimin e punimeve për
Xhaminë e Namazgjasë në kryeqytetin e
Shqipërisë, sponsorizues i të cilës do
jetë Vakëfi i Dijanetit të Turqisë.
Për nder të mikut turk, Myftiu shtroi
një drekë vëllazërore.